LAJMI I FUNDIT:

Infermierët e FSK-së përfundojnë misionin në ofrimin e shërbimeve në klinikat e QKUK-së ku trajtohen pacientët me coronavirus

Infermierët e FSK-së përfundojnë misionin në ofrimin e shërbimeve në klinikat e QKUK-së ku trajtohen pacientët me coronavirus

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se dymbëdhjetë infermierët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar misionin e tyre në shërbim të pacientëve në klinikat ku janë duke u trajtuar personat e infektuar me coronavirus të QKUK-së, ku shërbyen për 30 ditë.

Në shenjë falënderimi për punën dhe angazhimin e treguar, ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka ndarë mirënjohje për infermierët e FSK dhe drejtorin e Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kështu ka njoftuar SHSKUK përmes një komunikate për medie.

“Imputet dhe komentet që kam marrë nga menaxher të klinikave janë inkurajuese për gatishmërinë, për përvojën dhe për aktivitetin e tyre që kanë treguar gjatë qëndrimit 1 mujor në klinika. Ka pasur përkushtim të jashtëzakonshëm për punë, dhe besoj se ka pasur hapësirë që krahas ofrimit të shërbimeve për pacientë të shkëmbejnë edhe përvojat  e tyre me kolegët infermierë të këtyre klinikave, pasi këtu dihet se është shërbim i natyrës tjetër, është shërbim civil që dallon nga shërbimi ushtarak” ka thënë Krasniqi.

Shkelzen Syla, drejtor i Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës (QMFSK), falënderoi infermierët e FSK-së, por edhe menaxhmentin e ShSKUK-së, për punën e shkëlqyer që kanë treguar gjatë këtyre ditëve.

“Ka qenë detyrë dhe obligim i ynë që të përkrahim institucionet civile në rastet e tilla ku situata epidemiologjike është veçantë, si është pandemia në tërë botën. Punën që keni bërë bashkë me kolegët e juaj për menaxhimin e kësaj pandemie, do të vazhdojmë me përkrahje, siç jemi përkrahur nga ShSKUK, do të vazhdojë bashkëpunimi si një trupë në shërbimin shëndetësore publik dhe do të menaxhojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”, theksoi drejtori Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lindita Berisha, ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive dhe Rukije Mehmeti, drejtoreshë e Klinikës së Pulmologjisë, kanë treguar përvojat e tyre gjatë punës që ekipi i infermierëve të FSK-së, ka bërë në klinikat që ato menaxhojnë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori