Infektologu, Valbon Krasniqi, në një intervistë për “Përballje ditore” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com, ka folur për gjendjen e pacientëve në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, dhe për rastin e gruas shtatzënë, 40 vjeçare e cila ka ndërruar jetë sot e që ishte duke u trajtuar për COVID-19, në Klinikën Infektive.
Krasniqi tha se se pacientja në fjalë e cila ndërroi jetë pas mesnatës, ka qenë e shtrirë dhe në gjendje të rëndë në repartin Intensiv të Klinikës Infektive.
“E ndjera tashmë, ka ardhur në Klinikën Infektive me datën 15 prill dhe që nga momenti që ka ardhur, ka qenë vazhdimisht në gjendje të rëndë, praktikisht edhe kur ka ardh në Klinikën Infektive ka qenë e intubuar dhe në atë gjendje ka vazhduar trajtimin në repartin Intensiv të Klinikës sonë”, tha Krasniqi.
Infektologu bëri të ditur po ashtu se gjendja e disa pacientëve të shtrirë në Intensiv është e rëndë, ndërsa bëri thirrje edhe njëherë që qytetarët të kenë kujdes maksimal.
“Siç edhe kemi raportuar, nëpër komunikata vazhdimisht gjendja e saj dhe atyre që janë shtrirë në reaprtin intensiv ka qenë shghumë e randë, ka qenë kritike, dhe ajo fatkeqsisht pas mesnatës përfundoi me një ecuri fatale. Oërsëri apelin tonë për të gjithë qytetarët që të kenë kujdes maksimal ndaj higjienës personale dhe shmange të kontaktit me persona të cilët janë jashtë familjes”, tha Krasniqi.
Ai tha se megjithëse një numër i madh i rasteve do të kalojnë infeksionin më lehtë, 20 për qind e të infektuarve mund të kenë simptoma më të rënda dhe disa nga ta do të përfundojnë edhe me fatalitet.
“Edhe pse ne e kemi bërë të ditur se në shumicën e rasteve ky infeksion do të kaloj në forma të lehta deri tek të moderuara, megjithatë diku deri në 20 për qind të rasteve sëmundja do të manifestohet, dhe disa prej tyre, fatkeqëssiht mund të përfundojnë me ecuri fatale, në veçanti grupet që i kemi përmendur që janë më të rrezikuara, edhe ndaj këtyre grupeve ne duhet të kemi kujdes maksimal”, tha Krasniqi në “Përballje ditore”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova