LAJMI I FUNDIT:

Infektologu Salih Ahmeti, mes lotëve tregon fjalët e fundit të kolegut që vdiq nga COVID-19

Infektologu Salih Ahmeti, mes lotëve tregon fjalët e fundit të kolegut që vdiq nga COVID-19

Personeli mjekësor që tash gati 14 muaj është pranë pacientëve të infektuar me Covid-19.

Në ballë të kësaj beteje është edhe infektologu Sali Ahmeti në Klinikën Infektive.


Doktori nuk i përmban lotët teksa flet për kolegun mjek që humbi nga coronavirusi.

“Shumë raste kemi përjetuar dhe desha ta cek rastin e një kolegut tim shumë të mirë i cili ishte në momentin e fundit të përballjes me një formë shumë të rëndë të sëmundjes dhe ishte në respirator. E di që në momentin e fundit ka arrit që të heq maskën dhe unë tu mendu që ka ndonjë kërkesë po afrohem afër tij me pyet se çfarë ka. Ai më tha se deshi me më falënderuar për krejt atë që kemi bërë për të. Këto kanë qenë fjalët e fundit me të cilat unë jam nda nga një koleg shumë i mirë”.

Ai për rtv21 ka rrëfyer edhe detaje të tjera në përballjen me pandeminë.

“Përjetime kanë qenë nga më të ndryshmet edhe për pacientët e tjerë. Përjetim i rëndë ka qenë kur pacientët në momente shumë të rënda shpesh ta kanë bërë pyetjen direkte: Doktor a do të jetoj apo do të vdesë? Realisht në momente të tilla është një pyetje e vështirë që kërkon përgjigje të tilla. Në rastet e tilla është vështirë me dhënë përgjigjen adekuate”, theksoi ai.

Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka regjistruar të shtunën në Kosovë pesë viktima me coronavirus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skenderaj 2 raste (77, 70 vjeç), Gjakovë 1 rast (87 vjeç), Pejë 1 rast (86 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç)”, është thënë në njoftim.

Sipas këtij institucioni, në 24 orët e fundit janë regjistruar 187 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 2,944 mostrave.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 1 maj janë shëruar 456 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 8,567.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 105,375 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,178 kanë vdekur.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Ky vend është thënë se do të pranojë edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca nga ky program në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit, transmeton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori