Indonezia po shqyrton kërkesën për njohjen e Kosovës

Nё këtë takim, Ministri Hyseni e ka njoftuar homologun e tij pёr karakterin e veçantё tё rastit tё Kosovёs, duke u pёrqendruar, midis tjerash, te fakti se Kosova ka qenё pjesё e njё federate, e cila tashmё nuk ekziston dhe ёshtё shpёrbёrё nё mёnyrё tё dhunshme, e pёrcjellё me konflikte dhe tragjedi njerёzore.
Hyseni i ka drejtuar homologut tё tij thirrjen pёr njohjen e Republikёs sё Kosovёs, ndërsa ministri Wirajuda e ka siguruar ministrin Hyseni se Indonezia ёshtё duke e studiuar nga afёr kёrkesёn e Kosovёs dhe se vendimi do tё merret nё kohёn e duhur.
Nga
Telegrafi
30/09/2009
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































