Siç shihet ne pamjet e xhiruara, një mashkull ka dalë nga treni dhe për disa minuta ka ecur nëpër dhomën pritëse të pasagjerëve, ku ka vërejtur një familje dhe fëmijën e tyre, e cili ishte në gjumë. Më pastaj ai është drejtuar nga vajza, është ulur pranë saj dhe pas pak e merr në duar dhe ik.

Rrëmbimi, sipas policisë, ka ndodhur më 10 qershor. Prindërit e vajzës thuhet të jenë punonjës të hekurudhës së atjeshme. Ata ishin vonuar për të zënë trenin dhe kishin vendosur të flinin në dhomën pritëse të pasagjerëve në stacion. Atyre nuk do t’u ketë shkuar ndër mend se do t’iu ndodhte një tragjedi e tillë.


Policia ende nuk ka arritur të kap rrëmbyesin dhe vazhdon të jetë në kërkim intensiv të tij. /Telegrafi/