Një burrë nga India pretendon se ka mustaqet më të gjatë në botë - plotë 7 metra.

Girdhar Vyas, 58-vjeç nga Bikaner, Rajasthan, në njëfarë mënyre është bërë i famshëm në vendin ku jeton, pasi shpesh pozon para objektivit të aparatit me fansat që mezi presin t'ia shohin mustaqet, transmeton Telegrafi.


1 247

Vyas ka filluar t'i rrit mustaqet që nga viti 1985 dhe është i bindur se janë më të gjatat në botë. Rekordin e mëparshëm për mustaqet më të gjata në botë e mbante Ram Sing, gjithashtu nga India.

2 109

Ky burrë është i vendosur që të kujdeset në mënyrën më të mirë të mundshme për mustaqet e tij, sa që gjatë ditës i duhen tri orë që t'i rregullojë në mënyrën si ai dëshiron. Gjatë një interviste dhënë një televizioni bullgar, Vyas ka pranuar se nuk e ka pasur të lehtë t'i rrit mustaqet në 7 metra.

3 78

"Përgjithësisht nuk është e lehtë. Ju nevojiten dy deri në tri orë në ditë për t'i rregulluar. Në momentin që zgjohem, gjëja e parë që bëjë është rregullimi i tyre", ka shtuar Vyas. /Telegrafi/

4 68

5 54

6 52

7 42

8 40

10 33

9 34

11 28