India po kërkon diamantin e kurorës së Mbretëreshës Elizabetë


Ata po kërkojnë që të kthehet diamanti 105-karatësh, që besohet se kushton rreth 140 milionë euro.
Guri i çmuar - që dikush ishte më i madhi - i ishte prezantuar Mbretëreshës Viktoria, në vitin 1852.
Më pas, diamanti Koh-i-Noor është bërë pjesë e kurorës, që sot i takon Mbretëreshës Elizabetë.
Nuk dihet nëse ky diamant, që është gjetur në minierën Kollur në Indi, i është bërë dhuratë, apo falur për të zbutur marrëdhëniet politike.
Mirëpo, diamanti po konsiderohet se është pjesë e trashëgimisë së Indisë dhe se duhet të kthehet aty ku e ka vendin.
“Nuk ka vetëm një vlerë shumë milionëshe, por Koh-i-Noor është pjesë e trashëgimisë, sepse mbanë vlerat e vendit tonë”, thuhet në kërkesën, për kthimin e gurit të kurorës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/11/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































