LAJMI I FUNDIT:

India ndalon PUBG, Baidu dhe më shumë se 100 aplikacione të lidhura me Kinën

India ndalon PUBG, Baidu dhe më shumë se 100 aplikacione të lidhura me Kinën

Plot 118 aplikacione kineze për celularë janë ndaluar nga qeveria indiane, pasi tensionet midis dy vendeve vazhdojnë të rriten.

Ata që janë në listë përfshijnë disa nga produktet e Tencent duke përfshirë lojën e famshme video PUBG Mobile dhe WeChat Work, shkruan BBC.


Më parë qeveria kishte ndaluar 59 prej aplikacioneve më të njohura përfshirë TikTok mbi shqetësimet e sigurisë kombëtare, transmeton Telegrafi.

Ministria e IT e Indisë tha se kishte “informacion të besueshëm” grupi i fundit që po vepronte kundër interesave të Indisë.

Ministria tha se kishte marrë shumë ankesa nga “burime të ndryshme” duke përfshirë disa raporte në lidhje me “keqpërdorimin e disa aplikacioneve mobile të disponueshme në platformat Android dhe iOS për vjedhje dhe transmetim të fshehtë të të dhënave të përdoruesve në një mënyrë të paautorizuar te serverat që kanë vendndodhje jashtë Indisë”.

Ndalimi vjen në sfondin e tensioneve përgjatë një kufiri të diskutueshëm në Himalaje.

Të dy India dhe Kina vendosën më shumë trupa në rajonin Ladakh në qershor dhe përplasjet kanë lënë të paktën 20 trupa indiane të vdekur.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kohët e fundit kanë ndërmarrë veprime kundër aplikacioneve kineze, duke kërcënuar të ndalojnë TikTok dhe duke urdhëruar firmat amerikane të ndalojnë të bëjnë biznes me platformën WeChat të Tencent. /Telegrafi/