LAJMI I FUNDIT:

India asgjëson 23 miliardë kartëmonedhave

India asgjëson 23 miliardë kartëmonedhave

Qeveria indiane ka vendosur të eliminojë 86% të parasë në qarkullim, duke bërë të pavlefshme 23 miliardë kartëmonedha. Në rast se do t’i vendosnim mbi njëra tjetrën, këto kartëmonedha do të krijonin një mal, 300 herë më të lartë se ai Everest.

Qytetarët kanë kohë deri më 30 dhjetor të zëvendësojnë ato me kartëmonedhat e reja, të cilat ende nuk kanë dalë në qarkullim. Qeveria e Nardendra Modit vendosi të heqë nga qarkullimi kartëmonedhat me vlerë nominale të lartë për të luftuar korrupsionin.


Banka Qendrore e Indisë shpenzon çdo vit mbi 400 milionë dollarë për të prodhuar monedhën, ose 1.5% të industrisë globale të kartëmonedhave. Me lëvizjen e re, duke eliminuar një sërë kartëmonedhash, qeveria synon të reduktojë këtë kosto.

Një pjesë e 23 miliardë kartëmonedhave që do të eliminohen do të shfrytëzohen për qëllime industriale, kryesisht do të riciklohen. Pjesa tjetër do të asgjësohet. Një pjesë e vogël e prej tyre ndërkohë, ka vlerë të jashtëzakonshme për koleksionistët të cilët kanë filluar “gjuetinë”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Botë
Kalo në kategori