LAJMI I FUNDIT:

Indeksi i shëndetit 2019, Shqipëria renditet më keq në Europë

Indeksi i shëndetit 2019, Shqipëria renditet më keq në Europë

Shqipëria u rendit në vendin e 82 nga 84 qytetet që janë marrë në shqyrtim në Europë për sa i përket Indeksit të Shëndetit. Për vitin 2019, Tirana ka shënuar 46.5 pikë nga 100 në indeksin e shëndetit të publikuar nga portali më i madh i të dhënave për cilësinë dhe kostot e jetesës, Numbeo. Në renditje Tirana ka lënë qytetin Galway në Irlandë dhe Kharkin në Ukrainë.

Tirana pozicionohet më keq se kryeqytetet e tjera të rajonit. Pas Tiranës në vendin 76 renditet Sarajeva, e cila ka shënuar 51.6 pikë, e ndjekur nga Beogradi në vendin e 69 me 54 pikë, ndërsa Shkupi renditet në vendin e 61 me 58.9 pikë nga 100.

Të dhënat e mbledhura në vitin 2017 tregojnë se Shqipëria ka shënuar 52.7 pikë nga 100 që janë në total. Në krahasim me vendet e rajonit edhe në 2017-ën Shqipëria është e pozicionuar më keq. Beogradi renditet në vendin 76 me me 55.8 pikë, e ndjekur Sarajeva në vendin e 62 me 63 pikë dhe nga Shkupi në vendin e 59 me 63.2 pikë.

Më dobët në indeks renditen qytete të Rumanisë, Ukrainës dhe Serbisë.
Në Europë, në vendin e parë për sa i përket cilësisë në shëndet renditet Utrecht, në Holandë. Qyteti i Utrcht ka shënuar rreth 91 pikë nga 100 që janë në total.

Për të gjeneruar indeksin, Numbeo mbledh të dhëna deri në 36 muaj. Në indeks përfshihen vetëm qytetet për të cilët ka të paktën një numër përfaqësuesish që kontribuojnë. Të dhënat publikohen çdo gjashtë muaj.

Indeksi i shëndetit është një përllogaritje e cilësisë e sistemit të përkujdesjes shëndetësore, e profesionistëve të punësuar në shëndetësi, pajisjeve, stafit, doktorit dhe kostove.
Pas përllogaritjeve me formulat përkatëse të këtyre treguesve, Numbeo vlerëson me pikë nga 0 deri në 100 indeksin e shëndetit. Sa më i ulët të jetë ky tregues aq më i dobët është shëndetësia në atë vend./Monitor/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori