Indeksi i zhvillimit kombëtar
"Mësues mediokër është ai që vetëm flet, mësues i mirë është ai që flet dhe shpjegon, mësues i shkëlqyeshëm është ai që flet, shpjegon dhe inspiron".
Të tillë janë ata që japin atë që duhet dhënë dhe mbajnë atë që duhet mbajtur. Aty-këtu çdo ditë lexon një shkrim, dëgjon një debat, përfshihesh në një bisedë për njërën nga çështjet më të rëndësishme për popullin shqiptar. Krucialitetin e kësaj teme duket se jo të gjithë e kuptojnë, apo hezitojnë ta kuptojnë nga mungesa e një ideje të qartë se populli kah duhet të mbajë.
Vërtet kontroverse është çështja e kombit, gjetja e një nocioni që i përfaqëson shqiptarët. Bota moderne duke e njohur rëndësinë e kësaj teme bëri hapa transformal lerë më që e rregullojnë qeshjen e kombit, por edhe të fillojë të përmbushë atë se çfarë Hugo thoshte për Bashkësinë e kombeve evropiane: "Do të vijë një ditë kur luftërat do të jenë absurde dhe të pamundura ndërmjet Parisit dhe Londrës, Petersburgut dhe Berlinit,Vjenës dhe Torinos... Do të vijë dita kur ju të gjithë kombet e kontinentit pa i humbur cilësitë tuaja të veçanta dhe të lavdishme do të bashkoheni ngushtë në një vëllazëri evropiane që mbron lirinë, sigurinë, barazinë" .
Në fund të gjithë kësaj me gjysmë frymë guxojmë të krahasojmë gjendjen para Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj me gjendjen e para dhe pas luftës së Kosovës, por pa i shmangur luftërat mes vendeve tjera të Ballkanit. Gjermania, Franca, Anglia, Italia ishin të përfshira nga një armiqësi e përbetuar, luftëra të pa kompromis mes tyre me tendenca deri në shfarosje. Aspak më ndryshe nuk ishte në Ballkan. Pas Luftës së Dytë Botërore përpos që ndodhën ndryshime si rënia e simboleve të terrorit në Evropë, mbyllja e varrezave masive të Evropës, mbi gjithë këto ndodhi diçka që s’ndodhi në Ballkan ngritja e njerëzve të dijshëm për të shërbyer si fanar drejt paqes, përkitazi mund të themi që ata u panë si armiq të paqes e që tani ne i vuajmë konsekuencat .
Suksesi ynë varet kryekëput nga rruga të cilën duhet zgjedhur. Kur bëjmë fjalë për variantin e shtetit komb dhe kombit etnik, gjëja e parë që duhet shtruar në tavolinë është çështja se a e kemi humbur këtë mundësi. Zgjimi i vonshëm erdhi nga dështimi në realizimin e idesë për kombin etnik. Ne ende kapim gabime logjike mbi këtë çështje si Lufta e Skënderbeut, që identifikohet si luftë për kombin, pra përdorja si sinonim i shprehjeve etni dhe komb, sepse për ne shqiptarët kombi, si nocion i tillë fillon të farkohet vetëm në periudhën e Rilindjes Kombëtare, e për shqiptarët e Kosovës vetëm në vitet e 40-ta të shekullit të kaluar. Deri atëherë ishte evident një deficit i formësimit të përgjithshëm kombëtar, që jo pak njerëz më keqardhje e them, vetën e konsideronin turq e që edhe kjo dobësi i ndihmon gjendjes që jemi sot.
Janë një mori argumentesh që sillën nga të dy anët rreth kësaj çështjeje. Përkrahësit e idesë për kombin politik frymëzimin e gjejnë te disa vende perëndimore të cilat e përmbyllën këtë çështje shumë më herët, si SHBA-të dhe Zvicra. Ata bazohen në një të tashme moderne ku njerëzit janë të barabartë para një kushtetute ani pse ajo përmban një diskriminim të thellë pozitiv për njërën palë, por që nuk e kemi në temë dhe nuk do flas. Po ashtu koncepcionin e kombit etnik e quajnë të vjetruar. Ndërsa tabori tjetër duke qëndruar indiferent ndaj të parit ofron argumente bindëse, ata e shohin si të pakuptimtë atë që nesër një ushtar me origjinë serbe, por “kombës i Kosovës” të bëjë homazhe para varreve të Adem Jasharit, Fehmi Aganit. Apo argument tjetër që me “kombin kosovar” meritat shtetndërtuese u ndahen në mënyrë proporcionale sikurse obstruksionistëve më të mëdhenj ashtu edhe kontribuuesve në mos të vetëm në atë rrugë .
Argument tjetër që Kosova duhet t’i druhet është edhe fakti që shndërrimi i Kosovës në një shtet multietnik gjë që do ta vendosë në të njëjtin stad me Bosnjën. Po ashtu një fakt i pa mohueshëm është edhe fakti që politika dhe shoqëria kosovare ka deficit të historisë, por edhe suficit të së tashmes dhe krizë të së ardhmes, përderisa kur na mungon zgjidhja për problemet e tashmes ne u kthehemi të së kaluarës së varfër dhe duke vepruar kështu ne e ngufasim të ardhmen me historinë të cilën ne e ndërtuam mbi mite, pra me historinë e ndërtuar ashtu siç ne mendojmë që është e vërtetë e jo siç ka ndodhur në të vërtetë. Për ta bërë të qartë po e jap një shembull: Dita e Çlirimit të Prishtinës e cila festohet me 11 qershor e që do të duhej me 20 qershor, sepse deri me këtë datë serbë dhe rusë ishte mbushur e tërë Prishtina atëherë si mund të konsiderohej e çliruar .
Pas gjithë kësaj që thash, përfundojmë që kombi politik është zgjidhja më e lehtë, por me kompromiset më të dhimbshme, ndërsa kombi etnik është mundësi vështirë e realizueshme, por që do të jetë më i drejtë dhe me i përshtatshëm për ketë komb artificialisht të ndarë.




















































