LAJMI I FUNDIT:

Incidenti në Mynih të Gjermanisë me të paktën 28 të lënduar – i dyshuari është një azilkërkues afgan, momenti i arrestimit të tij

Incidenti në Mynih të Gjermanisë me të paktën 28 të lënduar – i dyshuari është një azilkërkues afgan, momenti i arrestimit të tij

Një azilkërkues afgan u arrestua pas një përplasjeje me makinë që lëndoi të paktën 28 persona në Mynih të Gjermanisë të enjten, sipas raporteve të policisë.

Një makinë pasagjerësh u fut në një demonstratë në rrugë të punëtorëve grevistë nga sindikata Verdi pranë qendrës së qytetit.

Ajo më pas u qëllua nga oficerët, ndërsa shoferi, një azilkërkues afgan 24-vjeçar, u arrestua në vendngjarje, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Ndërkohë janë publikuar disa pamje të cilat thuhet se tregojnë momentin e arrestimit të të dyshuarit.

Më herët një zëdhënës i shërbimit zjarrfikës i tha AFP se disa nga të lënduarit ishin “të lënduar rëndë, disa prej tyre në një gjendje të rrezikshme për jetën”.

Dhe Partia bavareze CSU dhe partia e saj simotër kombëtare CDU kanë kërkuar kufizime më të ashpra ndaj migracionit pas një sërë sulmesh të ngjashme që kanë tronditur vendin.

“Ky nuk është incidenti i parë… ne duhet të tregojmë vendosmëri se diçka do të ndryshojë në Gjermani. Kjo është një provë tjetër se ne nuk mund të vazhdojmë të shkojmë nga sulmi në sulm”, citohet të ketë thënë kjo parti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Botë
NATO teston aftësinë e saj

NATO teston aftësinë e saj "për t'u vendosur me shpejtësi në të gjithë Evropën Lindore" - pa ndihmën e SHBA-së

Botë
Njeriu që ishte kundër vaksinave të coronavirusit, Senati e voton për Sekretar të Shëndetit

Njeriu që ishte kundër vaksinave të coronavirusit, Senati e voton për Sekretar të Shëndetit

Amerika
Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Evropa
Incidenti në Mynih të Gjermanisë me të paktën 28 të lënduar - i dyshuari është një azilkërkues afgan, momenti i arrestimit të tij

Incidenti në Mynih të Gjermanisë me të paktën 28 të lënduar - i dyshuari është një azilkërkues afgan, momenti i arrestimit të tij

Evropa
Ukraina do të marrë pjesë në negociata, thotë zëdhënësi i Kremlinit

Ukraina do të marrë pjesë në negociata, thotë zëdhënësi i Kremlinit

Botë
Kalo në kategori