Incidente në zgjedhjet lokale në Serbi – kishte edhe përleshje fizike, hedhje të karrigeve dhe thyerje të dritareve

Vëzhgues të pavarur dhe deputetë nga disa parti opozitare raportuan se u ekspozuan ndaj kërcënimeve dhe sulmeve fizike gjatë ditës së zgjedhjeve në Mionicë, në Serbi.
Dhe një raportim i tillë vjen pasi Fronti i Majtë i Gjelbër (ZLF) njoftoi se një anëtar i parlamentit nga partia opozitare u sulmua të dielën pasdite në Mionicë.
Ata thonë se e raportuan incidentin në polici, e cila nuk reagoi.
Mionica trenutno pic.twitter.com/S2FNeepU5Y
— Bora (@BoraKonj) November 30, 2025
Kjo parti thotë se vëzhguesit e pavarur të zgjedhjeve dhe deputetët e opozitës u ndoqën nga figura të maskuara që i kërcënuan gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve në Mionicë.
Ndërkohë, raportohet se një përleshje masive shpërtheu në Mionica, jo shumë larg një qendre të votimit, ku u përfshinë qytetarë dhe, sipas raportimeve, anëtarë të partisë së Aleksandar Vuçiq.
Maskirani SNS batinaši koji su napali ZLF poslanika Bogdana Radovanovića i uzeli mu telefon dok je on pokušavao da odbrani starijeg čoveka od njihovog napada.
📍Mionica pic.twitter.com/wsfxyCR6VW
— Zeleno-levi front (@nedavimobgd) November 30, 2025
Përleshja e dhunshme ndodhi në një kafene dhe i gjithë incidenti u regjistrua në video që u përhapën në rrjetet sociale.
Pamjet tregojnë njerëz nga brenda kafenesë duke hedhur shishe qelqi, dërrasa dhe karrige drejt një grupi qytetarësh në rrugë.
Një përgjigje nga pala tjetër pasoi shpejt, dhe në kaosin e përgjithshëm, pothuajse të gjitha dritaret në vitrinat e dyqaneve dhe dyert e përparme të lokalit u thyen.
Më parë, misioni vëzhgues CRTA njoftoi se po pezullonte monitorimin e zgjedhjeve lokale në Mionicë, sepse "siguria" e vëzhguesve të tyre ishte "e kërcënuar seriozisht".
📍Mionica trenutno!
Video: Luka Pešić; pic.twitter.com/s3s6kjDzlz
— Kreni-Promeni (@KPromeni) November 30, 2025
Siç kujtojnë mediat, në Negotin dhe Mionicë në Serbi, qytetarët po votojnë në zgjedhjet e rregullta më 30 nëntor, ndërsa në Seçanj, po mbahen zgjedhje të parakohshme pas dorëheqjes së kryetarit të komunës, Nebojsha Meljevac, nga Partia Progresive Serbe (SNS).
Në të tre komunat, qeveria aktuale përbëhet nga një koalicion i udhëhequr nga SNS, e cila mban pushtetin edhe në nivel republike. /Telegrafi/


















































