LAJMI I FUNDIT:

Incident në seancën gjyqësore ndaj të akuzuarit për krime lufte në Prizren

Incident në seancën gjyqësore ndaj të akuzuarit për krime lufte në Prizren
Foto: Arkiv

Gjykata Themelore në Prizren ka bërë të ditur se derisa po mbahej seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit Remzi Shala, i akuzuar për krime lufte, pak para orës 12:00, saktësisht derisa po dëgjohej një dëshmitar, ka filluar një incident në mes të pranishmëve në sallë të gjykimit.

Reklama

Në njoftim thuhet se pas incidentit seanca është ndërprerë.

“Është dashur intervenimi i Policisë së Kosovës, gardianëve të burgut dhe i sigurimit të Gjykatës (të cilët kanë qenë të pranishëm në sallë) për të ndërprerë incidentin dhe për të liruar sallën e gjykimit. Më pastaj Policia ka dërguar forca shtesë dhe kanë arrestuar të dyshuarit e rastit”, thuhet në njoftim.

Remzi Shala "Molla e Kuqe", dënohet me 14 vjet burg
Lexo po ashtu Remzi Shala "Molla e Kuqe", dënohet me 14 vjet burg

Në sallë të gjykatës kanë qenë të pranishëm të dëmtuarit dhe familjarë të tyre, i akuzuari nën përcjellje të gardianëve të burgut si dhe familjarë të tij të afërt.

Në njoftim më tej thuhet se Gjykata i ka ofruar bashkëpunim Policisë, objekti i Gjykatës është i pajisur me kamera të sigurisë, në sallë dhe korridore të Gjykatës, të cilat do t’i shërbejnë Policisë së Kosovës për procedurën hetimore, për më tepër Gjykata do të pres raportin final pas procedurës hetimore nga ana e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Politikë
Krasniqi për takimin me Escobarin: Do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën nëse SHBA përdor zyrtarisht fjalën “sanksion

Krasniqi për takimin me Escobarin: Do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën nëse SHBA përdor zyrtarisht fjalën “sanksion"

Politikë
Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Lajme
Surroi: Ka paralajmërim rikthimi

Surroi: Ka paralajmërim rikthimi "gjeneralësh më të mirë" amerikanë në dialog

Lajme
Vdes shoferi i cili u aksidentua në rrugën Skënderaj – Drenas

Vdes shoferi i cili u aksidentua në rrugën Skënderaj – Drenas

Kronika e Zezë
Walker: Presioni që po i bëhet Kosovës është i padrejtë, serbët vazhdojnë të marrin urdhra nga Beogradi

Walker: Presioni që po i bëhet Kosovës është i padrejtë, serbët vazhdojnë të marrin urdhra nga Beogradi

Politikë
Kalo në kategori