Ushtria amerikane ka dërguar dy aeroplanë luftarakë për të përcjellë aeroplanin e udhëtarëve “American Airlines” deri në aeroportin ndërkombëtar në Honolulu të SHBA.
Ngjarja ka ndodhur kur në aeroplanin e udhëtarëve ishte paraqitur një incident, në të cilin ishte përfshirë një shtetas turk, njoftuan zyrtarët.
“Aeroplanët F-22 shoqëruan aeroplanin e udhëtarëve deri në aeroplan në pajtim me procedurat e brendshme të mbrojtjes. Policia lokale është përgjigjur sapo aeroplani civil kishte aterruar”, tha zëdhënësi i komandës së forcave ajrore amerikane Dave Benam, transmeton të shtunën Reuters.
FBI, ushtria dhe kompania ajrore amerikan deri më tash nuk kanë precizuar se për çfarë lloji të incidentit bëhet fjalë, derisa mediat lokale transmetojnë se një udhëtar tentoi të hyjë me dhunë në kabinën e aeroplanit, i cili nga Los Anxhelosi po fluturonte drejt Honolulu.
“Udhëtari problematik është qetësuar nga një polic që ishte jashtë detyre dhe anëtarët tjerë të ekuipazhit, ndërsa aeroplani aterroi në ora 11:35 me kohë të Havajeve”, thanë zyrtarët.
Në incident nuk është lënduar askush, transmeton KosovaPress.
“Autoritetet federale po përgatitin akuzë kundër shtetasit turk Anil Uskanil (25) për pengim të ekuipazhit”, ka thënë agjenti special i FBI-së, Pol Delakort në konferencën për media në Honolulu. I pyetur nëse Uskanil kishte tentuar të hyjë në kabinën e pilotëve, ai tha se shtetasi turk ishte duke kaluar ndërmjet ulëseve me “motive të paqarta”.
Policia në aeroportin ndërkombëtar në Los Anxhelos njoftoi se Uskanil është arrestuar, po ashtu marrë në pyetje dhe liruar disa orë pasi sigurimi në këtë aeroport e ndaloi të dalë nga dyert e terminalit. Uskanil është arsyetuar se “ishte nisur drejt daljes së gabuar, pasi ishte në gjendje të dehur”, por policia pohon se niveli i alkoolit në gjakun e tij nuk ishte në shkallë të lartë.
Në aeroplanin “American Airlines” ishin 181 udhëtarë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë