Incident jashtë Shtëpisë së Bardhë, një veturë përplaset për pengesat e sigurisë (Foto/Video)

Shtëpia e Bardhë është vendosur në bllokim pasi një grua ka përplasur automjetin e saj në një pengesë sigurie pranë rezidencës së Donald Trump.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se shoferja që po udhëtonte me një "makinë të pasagjerëve", goditi objektin afër ndërtesës në Uashington DC.
Gjithashtu është shtuar se makina "nuk e ka shkelur" pengesën dhe vozitësja është "kapur menjëherë" nga oficerët e Divizionit të Shërbimit.
Gazetarët në zyrën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë thuhet se u mbyllën në zonë, pasi agjentët po merreshin me incidentin e sigurisë.
Thuhet se presidenti Trump ishte brenda Shtëpisë së Bardhë në takimin me kryeministrin australian Malcolm Turnbull. /Telegrafi/




















































