Në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, Coca-Cola HBC Kosova ka inauguruar Eko-Parkun e parë të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, në hyrjen kryesore të qytetit.
Me normat e ndotjes që tejkalojnë normalen në Prishtinë, ky projekt është realizuar në përpjekjet për të ulur ndotësit e ajrit dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve.
Ky Eko-Park është tërësisht unik në vend.
Pas ceremonisë së kurorëzimit, të sapo-martuarit në Komunën e Prishtinës do të inkurajohen të mbjellin një pemë në këtë zonë.
Parku ka kapacitet për mbjelljen e 120 drunjve, i cili krijon një oazë të vogël në një nga kryqëzimet më të ngarkuara të qytetit me kapacitet për të absorbuar rreth 200,000 kg CO2 për 10 vitet e ardhshme.
“Normat e larta të ndotjes së ajrit në qytet janë çështje shqetësuese për mirëqenien e komunitetit tonë. Prandaj, duke udhëhequr këtë nismë në vend dhe rajon, kemi për synim të jemi shembull jo vetëm për komunat dhe vendet e tjera, por për qytetarët drejtpërdrejt – ruajtja e mjedisit është përgjegjësi e të gjithë neve. Inkurajoj qytetarët të kujdesen për parkun, në mënyrë që t’i shërbejë komunitetit edhe për shumë vite duke ndikuar në uljen e ndotjes së ajrit”, tha Nerita Tira, Drejtor i Coca-Cola HBC Kosova.
“Shumë kompani amerikane mbështesin aktivitetet e të rinjve që kanë të bëjnë me mjedisin. Inkurajoj edhe bizneset në Kosovë që të mbështesin këto aktivitete, dhe pres të shoh frutin në ditët në vijim”, tha Ambasadori Delawie.
Kryetari Ahmeti po ashtu përgëzoi realizimin e këtij eko-parku, duke theksuar rëndësinë e lartë që ka për anëtarët e komunitetit tonë.
“Është një akt i veçantë dhe i paharrueshëm që sot po mbjellim një fidan për të simbolizuar bashkimin e jetës sonë dhe për të siguruar oksigjen të mjaftueshëm për dy njerëz”, thanë për fund çifti i sapo kurorëzuar teksa mbillnin fidanin e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo zhvillohet ngjarja e Bitcoinit që ndodh një herë në katër vjet
Kush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Sa afër jemi nga kryerja e pagesave me kriptovaluta
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel