LAJMI I FUNDIT:

Improvizuan “varrimin” e saj duke i vendosur lule dhe bërë homazhe – shakaja morbide e banorëve të BBV me Einxhelin pas lëndimit

Improvizuan “varrimin” e saj duke i vendosur lule dhe bërë homazhe – shakaja morbide e banorëve të BBV me Einxhelin pas lëndimit
Foto: Top Channel

Ngjarjet në shtëpinë e Big Brother VIP vazhdojnë të zgjojnë vëmendjen e publikut në media.

Së fundmi, një nga ngjarjet më të komentuara është kthyer lëndimi i prezantueses Einxhel Shkira.

Ajo u rrëzua kur tentoi të bëjë një akrobaci me një orendi në formë rrethore, gjersa rrëshqiti dhe ndrydhi krahun.


Shkira tentoi ta kalonte dhimbjen në shtëpi duke u shtrirë në shtratin e saj, por dhimbjet ishin të padurueshme dhe ajo u transportua në spital nën përcjelljen e kamerave.

Einxhel rrëzohet keq në shtëpinë e Big Brother VIP, banorët në pritje të doktorit pasi dyshohet se ka thyer krahun
Lexo po ashtu Einxhel rrëzohet keq në shtëpinë e Big Brother VIP, banorët në pritje të doktorit pasi dyshohet se ka thyer krahun

Kështu, prezantuesja sipas mediave në Shqipëri i është nënshtruar një operimi në krahë dhe gjendja e saj duket stabile.

Megjithatë, fansat e programit ishin të shpejtë për të kritikuar veprimet e disa nga banorëve në rrjetet sociale.

Pas lëndimit në BBV, Einxhel dërgohet në spital nën përcjelljen e kamerave
Lexo po ashtu Pas lëndimit në BBV, Einxhel dërgohet në spital nën përcjelljen e kamerave

Bëhet fjalë për momentin ku ata improvizuan me shaka një “varrim” të Einxhelit, duke i shkuar te shtrati dhe duke i hedhur lule sipër e bërë kinse homazhe për të – për të gjitha këto ka qenë e vetëdijshme edhe vet prezantuesja.

Ata dëgjohen edhe duke bërë shaka me lëshimin e frazave vajtuese si: “Po ishe e re…”, “Dagzi do rri pa amrtuar…”, “Po çfarë do bëj Dagzi pa ty moj motër…”, e të tjera.

Megjithatë, shumë nga ndjekësit e kanë kritikuar këtë improvizim duke e quajtur një shaka që nuk duhet bërë në të tilla raste.

Vetëm pak orë pas kësaj, Einxhel u detyrua që të dërgohej për trajtim spitalor. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Në trend Magazina

Më shumë
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Magazina
Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Magazina
Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Magazina
“Tërbohet” Egli: Këtë që bëre ti, nuk do ta bëja për një mijë vjet, Gerta: Ju nuk jeni në lidhje

“Tërbohet” Egli: Këtë që bëre ti, nuk do ta bëja për një mijë vjet, Gerta: Ju nuk jeni në lidhje

Magazina
Kalo në kategori