LAJMI I FUNDIT:

Impakti i leximit të librave në zhvillimin e ndërmarrësisë dhe top 10 librat për ndërmarrësi

Impakti i leximit të librave në zhvillimin e ndërmarrësisë dhe top 10 librat për ndërmarrësi

Na ndodh shpesh t’i dëgjojmë historitë e suksesit pasi ato ndodhin: si XY milioneri filloi biznesin e vet me vetëm 1000 dollarë në llogarinë bankare. Derisa gati harrojmë se para parasë, vjen ideja, dhe idetë vijnë nga leximi.

Çka po lexojnë më shumë qytetarët kohëve të fundit dhe a kanë interesim për librat e ndërmarrësisë, e kuptojmë në Librarinë Dukagjini.


Iliriana Hasaj, Koordinatore në Librarinë Dukagjini thotë se ka interesim nga qytetarët për të lexuar.

Hasaj po ashtu tregoi se sa i përket fushës së ndërmarrësisë, specifikisht kërkohen libra që ndërlidhen me biznes dhe lidership.

Por a e kanë këtë të përbashkët edhe ndërmarrësit në Kosovë?

Egzon Gashi bashkëthemelues i Teach for Kosova, tregoi se ka lexuar goxha shumë sidomos për ndërmarrësinë në fushën e arsimit.

Tutje Gashi, zbuloi se cili është libri që e ka shtyrë të krijojë organizatën që tash e një kohë e udhëheq.

Librat inkurajojnë vetë-arsimim, vetë-përmirësim dhe sukses, dhe leximi i tyre mund t’ju sigurojë burime frymëzimi, këshilla dhe strategji biznesi, po ashtu t’ju ndihmojë të zhvilloni aftësi të reja.

E këto janë top 10 librat që revista të ndryshme ndërkombëtare i kanë listuar si më të mirat dhe që duhen lexuar nga ndërmarrësit e rinj.

  1. How to Win Friends and Influence People (Si të fitosh miq dhe të influencosh njerëzit) nga Dale Carnegie
  2. The Psychology of Selling (Psikologjia e shitjes) nga Brian Tracy
  3. Thinking and Grow Rich (Mendo dhe rritu i pasur) nga Napoleon Hill
  4. The Everything Store – Jeff Bezos and the age of Amazon (Të shesësh gjithçka)
  5. Start with Why (Fillo me Pse) nga Simon Sinek
  6. Shoe Dog (Shitësi i këpucëve) nga Phil Knight
  7. The 7 Habits of Highly Effective People (7 Zakonet e njerëzve të suksesshëm) nga Stephen R. Covey
  8. Rich Dad, Poor Dad (Babai i Pasur, Babai i varfër) nga Robert T. Kiyosaki
  9. The Intelligent Investor (Investitori inteligjent) nga Benjamin Graham
  10. Blink: The Power of Thinking Without Thinking (Blink: Fuqia e të menduarit pa menduar) nga Malcolm Gladwell

Në trend Ekonomi

Më shumë
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Ekonomi
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Ekonomi
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Frigo Deluxe
Në mesin e 25 shteteve konkurruese

Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”

Ekonomi
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Edil Project
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori