LAJMI I FUNDIT:

Imet Rrahmani raporton për marrëveshjen Kosovë–Austri

Imet Rrahmani raporton për marrëveshjen Kosovë–Austri

Në Komisionin parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale ka raportuar ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani për marrëveshjen e kredisë Kosovë – Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të kardiologjisë invazive në QKUK.

Ministri Rrahmani duke folur për marrëveshjen dhe kredinë 4.6 milionë tha se këto mjete janë dedikuar për projektet e shëndetësisë dhe ka pas mundësi të shfrytëzohen në tërësi në periudhën 2012-2014.


Në vitin 2014 janë kryer procedurat për kontraktimin e dhomave hibride për shërbimin e kardiokirurgjisë në lartësi prej 4.6 milionë por në fund të vitit 2014 është hequr dorë nga ky projekt sepse është vlerësuar nga eksperti si i paarsyeshëm.

Rrahmani tha se për shkak të kohës së shkurtër, MSh i ka intensifikuar aktivitetet për realizimin e projektit.

Fillimisht i është kërkuar Ministrisë së Financave të njoftojë Ministrinë e Jashtme të Austrisë për ndryshim të projektit. Pas pajtimit për ndryshim, MSh gjithnjë sipas marrëveshjes ka autorizuar Agjencinë Austriake për Shëndetësi për realizim të procedurave të prokurimit. Në ndërkohë nga QKUK është pranuar lista e pajisjeve të propozuara për furnizim.

Ministri Rrahmani konsideron se realizimi i marrëveshjes është nevojë e kohës pasi që është kosto shumë e lartë trajtimi i pacientëve jashtë vendit. Edhe deputetët konsideruan se kjo marrëveshje me Austrinë duhet të arrihet. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori