LAJMI I FUNDIT:

Imeri: Profesionistët shëndetësorë çdo ditë po i lëshojnë institucionet publike

Imeri: Profesionistët shëndetësorë çdo ditë po i lëshojnë institucionet publike

Kryetarja e Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri, ka deklaruar se profesionistët shëndetësore, siç janë mjekët dhe infermierët, gati e çdo ditë po largohen nga institucionet publike.

Imeri theksoi se ata që largohen nuk shkojnë të gjithë jashtë vendit, por sipas saj shkojnë edhe në spitalet private të cilat i kanë kushtet më të mira.


Ajo ka bërë të ditur se deri në muajin gusht, nga spitalet publike janë larguar rreth 200 punëtorë shëndetësorë, duke përfshirë pulmologë, anesteziologë, infermierë e të tjerë.

“Unë e di që janë mbi 200 për këtë gjysmë vit, por ka profesione të ndryshme dhe numri është i ndryshëm. Se fundi kanë ikur pulmologë, anesteziologë, kanë shkuar në spitale private”, ka deklaruar ajo në emisionin “Five”.

Imeri është shprehur se një numër i madh i studentëve krahas studimeve mjekësore, regjistrojnë edhe kurse të gjuhës gjermane, në mënyrë që pas studimeve të largohen nga vendi.

“Shumica infermierë dhe mjekë krahas studime po e ndjekin kursin e gjuhës gjermane, edhe ata që janë të padiplomuar kanë synim daljen jashtë vendit. Nuk kanë kushte të punës, nuk paguhen dinjitetshëm, nuk po trajtohen dinjitetshëm nga politika nga shteti”, ka deklaruaer Imeri.

Sipas Imerit, largimi i tyre është i arsyeshëm për shkak të kushteve jo të mira, por megjithatë ajo thekson se ky fakt është i dhimbshëm.

Në fund ajo ka thënë se shpreson se me ligjin e ri për paga, të rriten edhe pagat e punëtorëve shëndetësorë. Sipas saj deri më tani shteti i ka trajtuar në mënyrë të padinjitetshme mjekët e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori