Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri tha sot se trendët e të hyrave në ATK janë pozitiv.
Imeri bëri të ditur se në secilin muaj kanë tejkalim të planit, ndërkaq për pesë muaj të vitit 2018 kanë pasur 205 milionë euro të hyra.
“Në secilin muaj kemi tejkalim të planit. Kemi pasur 205 milionë euro të hyra për pesë muaj të vitit 2018”, tha ai.
Ndryshe, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, sot mbajnë konferencë të përbashkët, në të cilin do të prezantohen rezultatet e anketës me tatimpagues për vitin 2017 lidhur me transparencën, efikasitetin, korrektësinë dhe shërbimet e ATK-së.
Imeri, tha se rezultatet e anketës tregojnë se ka kënaqshmëri të tatimpaguesve për shërbimet e ATK-së gjatë vitit 2017.
“Ky është studimi i dytë që po bëhet për të njëjta çështje për ATK-në. Zot do të bëhet prezantimi i të gjeturave, përparësive dhe rekomandimet”, tha ai sot në RTK.
Ai bëri me dije se studimi i parë është realizuar në vitin 2015.
“Ky studim i ka katër kategori. Janë përfshirë 38 komunat e Kosovës dhe është gjithëpërfshirëse. Ka konstatime. Katër fusha janë që është bërë studimi si :transparenca, pjesa e dytë barra e pajtueshmërisë, këtu ka përparime dhe ka konstatime ku kemi ngecur si ATK, pjesa e tret është trajtimi korrekt i tatimpaguesve, në këtë fushë perceptimi është se ka rritje të profesionalizmit dhe pjesa e katërt është shërbimet e ATK-së”, tha ai.
Sipas tij, bizneset dhe qytetarët kanë njohuri për shërbimet e ATK-së. “Në të gjitha fushat ka rritje të kënaqshmërisë së tatimpaguesve ndaj ATK-së. Pra jemi të kënaqur me rezultatet”, theksoi ai.
Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri, tha se janë pesë raporte që vlerësojnë punën e suksesshme të ATK-së. “Vlerësimi i FMN-së për punën e ATK-së, pastaj ai i UNDP-së, raporti i Komisionit Evropian, i Bankës Botërore në raportin e të Bërit Biznes, ku Kosova në është vlerësuar në vendin e 40 në botë sa i përket tatimeve, dhe kjo e fundit e GIZ ku ka pasur katër fokus grupe”, deklaroi ai.
Shërbimet elektronike në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), kanë sjellë shumë elemente pozitive. “Në vite më parë kemi lansuar këtë formë dhe ka qenë shumë e suksesshme për tu lehtësuar tatimpaguesve punën. Me këto forma elektronike do të eliminohen kontaktet fizike”, pohoi Imeri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën