LAJMI I FUNDIT:

Imazhet satelitore zbulojnë bazat e fshehta nëntokësore të Kim Jong-Un, ekspertët konsiderojnë se kanë një të metë të madhe

Imazhet satelitore zbulojnë bazat e fshehta nëntokësore të Kim Jong-Un, ekspertët konsiderojnë se kanë një të metë të madhe

Imazhet satelitore kanë zbuluar se Koreja e Veriut ka baza nëntokësore për nëndetëse, por se sistemi i tyre mbrojtës sipas ekspertëve të sigurisë ka një të metë shumë të madhe.

Analisti Jacob Bogle ka analizuar pamjet dhe ka konstatuar se Pyongyang posedon objekte nëntokësore, në të cilat rimontohen apo mbushen me karburante anijet luftarake ku gjithashtu nga ky vend mund të lansohen raketa, transmeton Telegrafi.


Natyrisht se ndërtimi i tyre është zhvilluar në fshehtësi të plotë nën masa të rrepta të sigurisë. Bazat, ku njëra prej tyre gjendet një kilometër larg rezidencës private të Kim Jong-Un, gjithashtu shërben si strehimore kundër armiqëve.

Megjithatë, Boggle pretendon se bazat fshehin një të metë të madhe.

“Kim Jong-Un ka investuar shuma të majme të parave për të modernizuar këto objekte, kurse në mbarë Korenë e Veriut mund të shihet se ka përparuar sektori i marinës. Megjithatë, duket se nuk kanë menduar shumë për hyrjet e këtyre bazave. Nëse ato i shkatërroni, shkatërrohet gjithçka që gjendet brenda”, ka shtuar analisti.

Sipas tij, rëndësia e këtyre bazave është shumë e madhe nëse vie deri te ndonjë luftë e armatosur, sepse Koreja e Veriut planifikon të zhvillojë nëndetëse që mund të lansojnë raketa bërthamore.

“Për dallim nga SHBA-të dhe Britania e Madhe që kanë vetëm disa baza për nëndetëse, ku asnjëra prej tyre nuk është nëntokësore, fakti që Koreja e Veriut i ka aq shumë ndryshon situatën kur bëhet fjalë për kundërsulm. Duhet njëkohësisht të sulmohen të gjitha bazat për t’i nxjerrë nga loja. Përveç kësaj, Koreja e Veriut planifikon të ndërtojë edhe flotën e nëndetëseve bërthamore”, ka shtuar Bogle.

Deri më tani nuk dihet madhësia e saktë e tuneleve që qojnë në bazat e fshehta, por duket se ato kanë nga dy pika nga ku mund të lansojnë raketa. Besohet se ekziston edhe një bazë në Chanyon, përgjatë vijës kufitare me Korenë e Jugut e cila mund të jetë sërish operacionale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Evropa
Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Evropa
Po kërkonte ndihmë para derës së një shtëpie, gruaja nga Oregoni rrëmbehet nga një burrë – policia arrin t’i lokalizojë dhe arrestojë sulmuesin

Po kërkonte ndihmë para derës së një shtëpie, gruaja nga Oregoni rrëmbehet nga një burrë – policia arrin t’i lokalizojë dhe arrestojë sulmuesin

Amerika
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Amerika Latine
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Kalo në kategori