LAJMI I FUNDIT:

Imazhe të reja të gjeneratës së tetë të Volkswagen Golf ? (Foto)

Imazhe të reja të gjeneratës së tetë të Volkswagen Golf ? (Foto)

Pas publikimit të skicave të enterierit të gjeneratës së tetë të Golfit, kanë filluar të qarkullojnë imazhe tjera të modelit të ri të gjigantit Volkswagen.

Edhe pse i kamufluar me materiale të veçanta, ai dukej se ngjasonte shumë me skicat e publikuara, ku ndryshime të mëdha duket qartë se kanë pësuar dritat si të përparme ashtu edhe ato të pasme, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu vërehej ekrani gjigant i ndjeshëm në prekje në pjesën qendrore, sikurse në skica dhe hapësira e bollshme brenda veturës. Megjithatë, deri më tani nuk është konfirmuar nëse do të duket kështu, pasi prezantimi zyrtar do të bëhet në tetor të këtij viti.

Publikohen skicat zyrtare të Golf 8, vërehen ndryshime shumë të mëdha në enterier (Foto)
Lexo po ashtu Publikohen skicat zyrtare të Golf 8, vërehen ndryshime shumë të mëdha në enterier (Foto)

Megjithatë një gjë është e sigurt që gjykuar në fotografitë e publikuara më poshtë, gjenerata e tetë do të ketë shumë më pak butona fizik, pasi do të zëvendësohen nga ekrani i ndjeshëm në prekje prej 15 inç.

Ndryshe Volkswagen Golf konsiderohet si vetura më e njohur e gjigantit gjerman si dhe më e shitura në Evropë. E shumë adhurues të kësaj marke me padurim po e presin prezantimin zyrtar të Golf 8, që padyshim ka zgjuar kureshtje të madhe. /Telegrafi/