LAJMI I FUNDIT:

Imami Enes Goga tregon për çfarë u akuzua dhe si u shpall i pafajshëm (Video)

Imami Enes Goga tregon për çfarë u akuzua dhe si u shpall i pafajshëm (Video)

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Pejës (KBI), Enes Goga ka treguar se është befasuar me fillimin e hetimit për veprën penale që i është ngritur aktakuza.

Ai në emisionin “Debat Plus”, me gazetarin Ermal Pandurin ka thënë se aktakuza e tij lidhet me gjuhën e urrejtjes.


“Prokurori para neve paraqiti një material prej 56 sekondash nga një ligjëratë e imja, që e kisha mbajtur në kuadër të ligjëratave të rregullta në Pejë. Nga kjo ligjëratë ishin nxjerrë këto deklarata”, ka shtuar Goga.

Sipas tij, fatmirësisht procesi gjyqësor kishte përfunduar mirë, duke dëshmuar se nuk ka bërë deklarata që paraqesin mos-durim, gjuhë të urrejtjes.

Goga ka thënë se videoja të cilën e ka përdorur prokuroria, lidhet me një thënie profetike të cilën e ka përmendur imami pejan në njërën nga ligjëratat e tij.

Ai ka folur edhe për BIK-un dhe mbikëqyrjen e tij ndaj imamëve, duke shtuar se në kuadër të këtij institucioni ekziston një komision disiplinor, organ i cili merret me vlerësimin respektivisht shkeljen në ligjërata, deklarata ose paraqitje publike.

“Unë asnjëherë nuk jam thirr nga BIK-u për tu marrë në pyetje. As vet nuk e kam ditur se për çka akuzohem, deri ditën që më ka ftuar prokuroria”, ka shtuar Goga. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori