LAJMI I FUNDIT:

Imami Bedri Bytyqi nga Rahoveci apelon të hoxhallarët: Mos shkoni në varrim të Hilmi Haradinajt

Imami Bedri Bytyqi nga Rahoveci apelon të hoxhallarët: Mos shkoni në varrim të Hilmi Haradinajt

Në imam i një xhamie të Rahovecit, Bedri Bytyqi, ka shkelur të gjitha rregullat e Bashkësisë Islame kur ka dhënë vlerësime se në ceremoninë e varrimit të babait të Ramush Haradinajt nuk duhet të shkojnë hoxhallarët.

Këtë qëndrim skandaloz, imami e ka dhënë pak orë pasi ka vdekur Hilmi Haradinaj, babai i Kryeministrit të Kosovës.


Bedri Bytyqi, i cili nuk ka përfillur rregullat e Bashkësisë Islame, që imamët nuk duhet të bëjnë veprime që lëndojnë persona të tjerë.

Imami i Fortesës së Rahovecit ka cituar një këngë popullore kur ka shpërndarë lajmin për vdekjen e Hilmiut, me përmbajtje që askush prej hoxhallarëve nuk guxon me shti.

“Ia pruni dekën “para” kohe i biri me veprimet e tij!”  “Hoxhallarët s’kanë çka lypin te Gjoka!” “Në këngën e Selman Kadrisë, për dajën që e vrau nipin këndohet:  Ngoni hoxhë e haxhi, Kush kit njeri, N’dhe s’guxon me shti, Ju boj be ja boj ma zi, Ka me shti popi i zi, Nven xhematit kryqali…””, ka shkruar Bytyqi, në rrjetin social FB.

Kjo nuk është hera e parë që imamët përfshihen në debate dhe nxisin reagime me deklaratat e tyre. Dikur një imam nga Prishtina predikonte të ishte përcaktuesi i fatit të të gjithë njerëzve, duke dhënë gjykime se kush do të shkojë në parajsë e kush në ferr. Kishte thënë se në ferr do të shkonte Nëna Terezë, gruaja më e famshme në botë për bamirësi që kishte prejardhje shqiptare.

Një ditë më parë, Kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora, u bëri thirrje imamëve të kenë kujdes në ligjërimet e tyre të mos lëndojnë ndjenjat e të tjerëve.

Hoxha i Fortesës është pjesë e Partisë Fjala të Gëzim Kelmendit. I njëjti kishte humbur në zgjedhjet e fundit në Kosovë bashkë me Partine e tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori