LAJMI I FUNDIT:

‘Iluzioni’ i funksionimit të komunave veriore

‘Iluzioni’ i funksionimit të komunave veriore

Që nga dorëheqja e kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe në veriun e Kosovës, Mitrovicë veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, më 27 nëntor të vitit të kaluar, tashmë janë kaluar të gjitha afatet ligjore për zgjidhjen e këtij problemi, i cili më shumë është politik se sa ligjor, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, shqiptarë dhe serbë.

Të katër kryetarët e dorëhequr janë pjesë e Listës Serbe.


Veroljub Petroniq nga organizata joqeveritare “Qendra Humane në Mitrovicë”, thotë për Radion Evropa e Lirë që pavarësisht ofrimit të dorëheqjes së kryetarëve të katër komunave në veri të Kosovës, me ç’rast ishte thënë se “administrata e vetëqeverisjes lokale e sistemit të Prishtinës, në veri më nuk ekziston”, megjithatë puna në njësitet e ndryshme të institucioneve të këtyre komunave, është duke vazhduar.

“Edhe më tej ato funksionojnë sikurse të mos ishin dhënë dorëheqjet. Zëvendëskryetarët e komunave nuk kanë dhënë dorëheqje. Pra, shërbimet që janë të nevojshme për funksionimin e qytetarëve punojnë edhe më tej. Tash, as qytetarët që janë në veri nuk e dinë se a janë apo nuk janë të dorëhequr kryetarët, sepse po krijohet një iluzion thuajse dorëheqjet nuk ekzistojnë, për shkak se gjithçka tjetër është duke funksionuar”, theksoi Petroniq.

Ai ka shtuar se tashmë është e dukshme që vetëm takimet e kryetarëve të katër komunave veriore të vendit me ambasadorët dhe përfaqësuesit e ndryshëm ndërkombëtarë në Kosovë, më nuk po mbahen.

Dorëheqjet e kryetarëve të këtyre komunave vazhdojnë të mbeten pezull dhe të padefinuara ligjërisht, për shkak se, siç kanë shpjeguar më herët zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, problemi qëndron te përdorimi i termit “Kosovë e Metohi”, në dorëheqjet e ofruara nga kryetarët e këtyre komunave dhe se kjo formë e dorëheqjes ka qenë jo e rregullt dhe me adresim jo të saktë.

Por, pavarësisht nga natyra e dorëheqjeve ose arsyetimi i tyre, njohësit e situatës thonë se çdo kryetar i komunës, nëse mungon 30 ditë në vendin e punës pa arsye, e humbë atë vend me ligj.

Rrjedhimisht, presidenti i vendit do të duhej t’i sugjerojë Komisionit Qendror Zgjedhor që t’i shpallë zgjedhjet për kryetar të këtyre komunave.

Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se pavarësisht asaj që njësitë institucionale të komunave, por edhe asambletë komunale mund të jenë pjesërisht funksionale, megjithatë, kompetencat e kryetarëve të komunave, nuk mund t’i zëvendësojë dikush tjetër.

“Nuk ka kompetenca të mjaftueshme Kuvendi Komunal që të mund ta zëvendësojë një kryetar komune. Në anën tjetër, janë tejkaluar të gjitha afatet ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, për shkak të pamundësisë të funksionalizimit të Komisionit qendror të zgjedhjeve (KQZ). Por, edhe nëse bëhet konstituimi i KQZ-së, prapë e dimë se do të kemi një problem politik në veri, sepse është shumë në pikëpyetje pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet potenciale për kryetar të komunave”.

“Duke pasur parasysh tensionimin e vazhdueshëm të tij rajoni në kohë të zgjedhjeve, kjo mund të qojë edhe në përshkallëzim të situatës së sigurisë në pjesën veriore të Kosovës”, tha Murati.

Zyrtarët e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të Qeverisë së Kosovës, më herët patën deklaruar se dorëheqjet e katër kryetarëve të komunave veriore, “kanë më shumë karakter politik sesa procedural”.

Petroniq vlerëson se autoritetet e Kosovës duket se e shohin daljen nga kjo situatë , pikërisht duke e mbajtur pezull çështjen e dorëheqjes së kryetarëve të komunave veriore, daljen nga kjo situatë.

“Me siguri se po pritet vendimi i përfaqësuesve të Listës Serbe që të shihet se a do të vendosin që të vazhdojnë të funksionojnë, pra, se a do t’i tërheqin dorëheqjet ose që dorëheqjet do të jenë përfundimisht të vlefshme dhe atëherë duhet të shkohet në zgjedhje të reja. Ndonëse, sipas disa njohurive të mia, në 10 apo 15 ditët e ardhshme, do të duhej që të tërhiqeshin ato dorëheqje”, u shpreh Petroniq.

Sidoqoftë, pamundësia për ta zgjidhur situatën me dorëheqjet e katër kryetarëve të komunave veriore, sipas njohësve të zhvillimeve në vend, tregon pafuqinë e institucioneve qendrore të Kosovës. Sipas tyre, një situatë e ngjashme eventuale në komunat që janë në pjesën qendrore të Kosovës, do të ishte zgjidhur deri më tash.

Por, siç thanë ata, pamundësia e institucioneve për të reaguar në komunat veriore, tregon qartë fuqinë politike dhe mënyrën se si funksionon veriu i Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori