Ilirjana fillon të qajë në Big Brother VIP Kosova 2 - tregon edhe arsyen

Adri Rrogaqi dhe Ilirjana janë çifti i vetëm në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova 2.
Ata kanë marrë vëmendje të madhe gjatë kësaj kohe, gjersa janë komentuar për deklaratat e çdo lëvizje në shtëpi.
Ilirjana gjatë ditës së sotme (e enjte) është parë e mërzitur, teksa ka qëndruar e vetme në dhomën e grimit.

Ndërkohë, partneri i saj pas pak çastesh shkoi dhe i qëndroi afër, duke e pyetur se çfarë ka.
“A dëshiron me dalë”, ka qenë pyetja që Adri ia parashtroi Ilirjanës, e cila nuk ndalej së qari.

“S’po më rrihet”, ka qenë përgjigja e saj direkte duke treguar se është mërzitur dhe se dëshiron të largohet.
Adri më pas filloi ta ngushëllonte duke ia dhënë edhe disa përqafime. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































