Ilira, ylli shqiptar që u rrit mes kulturave të ndryshme – rrëfehet për jetën dhe famën ndërkombëtare
![Ilira, ylli shqiptar që u rrit mes kulturave të ndryshme – rrëfehet për jetën dhe famën ndërkombëtare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/07/iliramusic_66515961_689093231539781_2770595756417227486_n-e1563803683652-780x439.jpg)
Po cilësohet si ‘zbulimi i vitit’ në botën e muzikës. Këngëtarja shqiptare, Ilira Gashi, nuk ka shumë kohë që ka nisur të marrë vëmendje ndërkombëtare dhe të konsiderohet si një prej yjeve të ardhshme të muzikës pop.
Këngët që i ka publikuar në platforma të shumta muzikore, përfshirë këtu edhe në YouTube, kanë marrë me miliona shikime çka po bën që emri i saj të ngritet çdoherë e më lartë. 24-vjeçarja e rritur në Zvicër nga dy prindër shqiptarë, njëri nga Kosova e tjetra nga Shqipëria, shkollimin e ka kryer në Zvicër, ndonëse për stilin e muzikës që bën është influencuar nga vet prindërit, por edhe nga muzika amerikane – kombinim ky që vështirë se mund ta gjeni te ndonjë artiste tjetër.
Ilira ka kënduar gjatë gjithë jetës së saj, mirëpo kulturat e ndryshme me të cilat është rritur, kanë bërë që gjithnjë të jetë indiferente, derisa muzika i krijoi hapësirë të rritet dhe të jetë e lirë. Meqë ishte pjesë e disa garave muzikore në Shqipëri e në Zvicër, ajo rrëmbeu edhe disa çmime që më pas i hapën rrugë në formësimin e karrierës së saj. Ajo tashmë i është bashkuar labelit “Four Music”, dhe qe disa vite është zhvendosur për të jetuar dhe vepruar në Gjermani.
Kësaj here, bukuroshja shqiptare vjen në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ku rrëfen më shumë rreth jetës dhe vështirësive që ka hasur në karrierë, pjesëmarrjes në festivalin “Sunny Hill”, e po ashtu edhe rreth planeve që ka për të ardhmen.
https://www.instagram.com/p/Bym3ak9IxSf/
Ilira, së fundmi jeni kthyer në një nga emrat më të suksesshëm në tregun ndërkombëtar, na flisni pak për fillimin e karrierës tuaj?
Performimin e kam nisur qysh kur isha adoleshente, në skenat në Shqipëri dhe Zvicër derisa në njëfarë pike nisa të ngarkojë në Instagram video ku e filmoja vetën duke kënduar dhe i publikoja në copëza. Në fund të fundit rash në sy, e më pas u zhvendosa në Berlin, tri vite më parë ku mu ofrua menaxhimi, publikimi dhe arritja e një marrëveshjeje me një label. Qysh nga ajo kohë, kam punuar në projekte muzikore në Berlin, Londër dhe Los Anxhelos.
Me prejardhje jeni nga Kosova, por e rritur në Zvicër. Ç’rol ka luajtur muzika në fëmijërinë tënde?
Kam kënduar gjatë gjithë jetës, por jam rritur në një qytezë të Zvicrës ku praktikisht asgjë nuk ndodhte. Jam rritur mes tri kulturave të ndryshme, të cilat shumë herë kanë bërë që të ndihem e pavend. Njerëzit mahiteshin me ëndrrat dhe qëllimet e mija. Muzika gjatë gjithë jetës ka qenë një strehë e sigurt për mua. Ka krijuar një hapësirë ku mundesha të rritem e të jem e lirë. Prindërit gjithnjë kanë dëgjuar muzikë shqip bashkë me mua. Më vonë nisa të tërhiqem më shumë kah muzika amerikane. Përpiqem që të gjithë këta faktorë kulturorë t’i përfshijë në një tingull, e këtë ta bëjë stil timin.
Çfarë mendimi keni për Kosovën dhe muzikën në vendin tonë? A do bashkëpunoje me ndonjë artist shqiptar?
Kosova është shtëpia ime. Prindërit kanë udhëtuar me mua për pothuajse çdo vit të jetës, në mënyrë që të lidhesha sa më shumë me rrënjët e mia dhe të mos harroja se prej nga vij. Njerëzit janë tejet zemërgjerë. Herën e parë kur kam dëgjuar Elvanën në televizion, u fiksova pas muzikës shqipe.
Nga ana tjetër, ka edhe këngëtarë tjerë të suksesshëm shqiptarë në industrinë e muzikës botërore, si Rita Ora, Bebe Rexha, Ava Max dhe Era Istrefi. Si i vlerësoni ju?
Jam shumë krenare me të gjithë vëllezërit e motrat shqiptare që janë në industrinë muzikore. Ne shqiptarët kemi vuajtur shumë gjatë jetës, dhe sinqerisht besoj që dhimbjen të cilën e kemi kaluar mund ta dëgjoni në muzikën tonë. Arti dhe pasioni rrjedhin nëpër gjakun tonë si ta kishim pjesë të ADN-së.
Fansat shpesh ju krahasojnë edhe me Rita Orën, si pasardhëse të mbretëreshës shqiptare të popit, cila është e përbashkëta e juaja?
Mendoj se kur një e re supozohet se bën diçka të ngjashme, njerëzit duan ta krahasojnë me diçka që tashmë është. Njerëzit gjithmonë duan t’i kategorizojnë të tjerët dhe t’i fusin në kutia. Shpresoj që sa më parë ata të më shohin për atë që jam si artiste, dhe ta kuptojnë se nuk jam dikush që duhet të më fusin në po të njëjtën kuti me dikë tjetër.
Këtë vit do të performoni për herë të parë në festivalin “Sunny Hill”, çfarë keni përgatitur për publikun shqiptar?
Jam tejet e emocionuar të jem në skenë, në vendlindjen time! Kam disa projekte të pa publikuara që do t’i ndajë për herë të parë, e poashtu do të këndoj këngën time të re “PAY ME BACK!”
https://www.instagram.com/p/BzgcN4gF3xJ/
Ju tashmë keni publikuar disa projekte të suksesshme, cilën nga to e veçoni më shumë?
Të gjitha këngët e mija i konsideroj si bebushe, kështu që e kam të vështirë të përzgjedh ndonjërën prej tyre, sepse të gjitha i dua njësoj. Sidoqoftë më duhet të them se “GET OF MY D!CK” ka qenë definitivisht një prej çasteve që ka përcaktuar karrierën time. Është fjalë e rëndë dhe e shpreh atë se kush dua të jem unë si artiste. Aktualisht vjen nga një vend shumë i errtë. Më është dashur të jetoj në Berlin me njerëzit që mundoheshin të më thoshin që të isha “e duruar” dhe se “momenti i duhur” për të publikuar këngët nuk kishte ardhur ende. “GET OF MY D!CK” është shkruar për t’u treguar të gjithëve që s’mund të më ndalin, dhe se do ta bëjë timen pavarësisht se kush ose çka më del përpara.
Keni fituar shumë ndjekës, duke promovuar klipet e juaja në Instagram. Sa ndikim mendoni se kanë platformat e medias sociale në ditët e sotme?
Platformat e medias sociale janë shumë të rëndësishme për të gjithë ata që duan të tregojnë artin e tyre. Në botën e sotme është e mundshme që të postoni këngë online pa një kompani incizimi ose investim financiar. Mua më pëlqen të zbuloj artistë të rinj online dhe jam e lumtur që mund të flas direkt me ta dhe t’i falënderoj publikisht për përkrahjen e tyre çdo ditë.
Cilat janë planet e juaja për të ardhmen, çfarë do të presim nga Ilira në vazhdim?
Kam shumë këngë të reja që mezi pres t’i ndaj me botën. Gjithashtu, po punoj për albumin tim të parë që do të publikohet në fund të muajit. Po ashtu do të performoj në “Sunny Hill” në gusht, dhe në Lollapalooza në Berlin në shtator.
Ilira, faleminderit shumë që ishe pjesë e kësaj interviste. Për fund, cili do të ishte mesazhi yt për shqiptarët në mbarë botën?
Ju falënderoj shumë, mos e lini askënd t’ju sjellë poshtë, dhe gjithmonë lufto për atë që e dëshiron. Shpresoj që do t’i takoj të gjithë fansat e mi shqiptarë me 2 gusht në “Sunny Hill”. Faleminderit për përkrahjen e juaj të palodhshme, ju dua. /Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/B0MOsBEIltC/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-85-780x439.jpg)
Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![“O Zot i madh më ndihmo” - Gjesti nuk pranon të lexoj letrën që shkroi në Big Brother](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-86-780x439.jpg)
“O Zot i madh më ndihmo” - Gjesti nuk pranon të lexoj letrën që shkroi në Big Brother
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim