LAJMI I FUNDIT:

Ilir Deda: Astriti vdiq në duart e shtetit

Ilir Deda: Astriti vdiq në duart e shtetit

Deputeti i pavarur Ilir Deda ka thënë se vdekja e Astrit Deharit nuk është trajtuar në mënyrën në të cilën është dashtë.

“Ka pasur tendencë të manipulimit publik se a e ka vra veten apo është vrarë. Ky debat nuk duhet të përfundojë në ajër ky debat duhet të përfundojë me një vendim të prerë”, ka thënë Deda.


Ai ka shtuar se nga dy raportet që kemi për rastin Deharin është se askush nuk ju beson institucioneve të shtetit, për arsye se këtë mendësi na e kanë dhënë tash e 17 vite.

Deda ka thënë se Dehari ka vdekur në duart e shtetit, duke kërkuar po ashtu hetim ndërkombëtar./Telegrafi/