LAJMI I FUNDIT:

Ilindeni 2019: Porosi për pajtim dhe thirrje për zgjedhje

Ilindeni 2019: Porosi për pajtim dhe thirrje për zgjedhje

Porosi për pajtim dhe unitet para qëllimeve të mëdha dhe strategjike – anëtarësimi në BE dhe NATO, ishin poentat kyçe në fjalimet e djeshme të kreut shtetëror, në tre vendet në të cilat u shënua Dita e Republikës – 2 gusht Ilindeni.

Në festimin në Shkup, i cili për herë të parë u mbajt para vilës presidenciale në Vodno, presidenti Stevo Pendarovski theksoi se shteti është përgjegjësi e përbashkët dhe sfidë më e re sot është pajtimi qytetar, ndërsa qeverisja e së drejtës tha, të jetë vlerë themelore me të cilën nuk guxon të bëhet kompromis.

“T’i tejkalojmë ndarjet historike dhe konfrontimet e panevojshme politike…Të bashkohemi në një front të vetëm për realizimin e qëllimit tonë të përbashkët – transformim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në shtet përparues evropian – anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Të ndërtojmë shtet demokratik në të cilin suksesi i njërit nuk do të jetë mbi kurrizimin e të tjerëve”, porositi shefi i shtetit.

Në frymën e slloganit të festimit të sivjetëm “Të gjithë jemi fëmijë të Ilindenit”, kryeministri Zoran Zaev nga Krusheva porositi se vazhdojnë politikat e tejkalimit të ndarjeve. Detyra jonë patriotike, theksoi Zaev është të bashkohemi dhe pajtohemi brenda, duke shtuar se Meçkin Kamen “nuk duhet të jetë gurë i pengesave, por gur-themel i pajtimit, mirëkuptimit dhe bashkimit”.

Porosi për unitet kishte edhe në fjalimin e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi në Pelince, i cili duke folur për përparimin në integrimin në NATO dhe në BE tha se populli e ka dhënë besimin, ndërsa “të gjithë ne jemi njëjtë përgjegjës për ngritjen dhe ngecjen në atë rrugë”.

Lideri i OBRM-PDUKM-së opozitare, sërish edhe këtë vit Ilindenin e ka festuar në fshatin strugan Tashmarunishta, kërkoi mbështetje dhe masivitet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të cilat tha, duhet të jenë të shpejta dhe urgjente dhe me to populli do të luftojë për bazë të Maqedonisë.

Në festimin e dy Ilindenëve historik – 116 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe 75 vjetori i Mbledhjes së parë të KAÇKM-së nuk kishte incidente. Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski vlerësoi se festimi ka kaluar “i bashkuar, me dinjitet dhe me urime”, dhe për atë i’u falënderua qytetarëve që festuan dhe policisë së angazhuar në ngjarje./AIM/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori