LAJMI I FUNDIT:

Ilhan Kyuchyuk: Do të jetë humbje e madhe nëse nuk mbahet konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut

Ilhan Kyuchyuk: Do të jetë humbje e madhe nëse nuk mbahet konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut

“Nëse nuk mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, do të jetë humbje për të gjithë, edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Bullgarinë, por edhe për BE-në”.

Kështu thotë eurodeputeti bullgar dhe raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyuchyuk. Sipas tij, qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë ardhmëri më të mirë dhe anëtarësim në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai deklaroi se historia duhet të negociohet nga historianët, ndërsa politikanët janë ata të cilët duhet të kenë kujdes me proceset tjera integruese.

Ilhan Kyuchyuk në intervistën për “Klan Macedonia”, tha se Maqedonia e Veriut ka bërë progres të madh në proceset eurointegruese.

Sipas tij, liderët e të dy vendeve duhet të tregojnë guxim politik para qytetarëve të tij./Telegrafi/