Ilaçi për trajtimin e urthit mund të jetë efektiv kundër coronavirusit, flasin mjekët
Spitalet në Nju Jork po u japin pacientëve COVID-19 ilaçe për urthin (thartirën e stomakut) për të parë nëse ndihmon në luftimin e virusit
“Rezultatet paraprake të provës klinike të famotidinës, mund të dalin në javët e ardhshme,”- tha Dr. Kevin Tracey, president i Institutit Feinstein për Kërkime Mjekësore në Northwell Health, i cili drejton 23 spitale në qytetin e Nju Jork-ut, shkruan CNN.
Deri më tani, 187 pacientë janë regjistruar në provën klinike. “Ka shumë shembuj në historinë e mjekësisë, kur një ilaç që ishte krijuar për një qëllim, rezulton të ketë një efekt në një sëmundje tjetër,”- tha Tracey.
Nëse famotidine funksionon do të ishte e lehtë për ta përdorur në një shkallë të gjerë.
“Është gjenerike, është e bollshme dhe është e lirë,”- tha ai.
Por, theksoi se mund të mos funksionojë.
“Ne nuk e dimë nëse ka ndonjë përfitim. Ne vërtet nuk e dimë. Betohem se nuk e dimë,” tha ai. “Njerëzit shpresojnë për asgjë. Por ne duhet ta bëjmë këtë provë klinike.”
Ai gjithashtu theksoi se pacientët në studim po marrin doza rreth nëntë herë më shumë nga sa dikush do të merrte normalisht për urthin.
Tracey dhe kolegët e tij e morën idenë për të studiuar famotidinën pasi u vërejt se disa pacientë në Kinë që morën ilaçin reaguan më mirë sesa pacientët e tjerë.
Ai tha se studimet mbi pacientët kinezë nuk janë botuar ende, por që Dr. Michael Callahan, specialist i sëmundjes infektive në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts, i cili punoi me pacientë me coronavirus në Kinë, vëzhgoi se disa njerëz me të ardhura më të ulëta po mbijetonin më gjatë se homologët e tyre më të pasur, të cilët gjithashtu kishin urth.
Studimi i famotidinës u raportua për herë të parë në Science Magazine.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe