LAJMI I FUNDIT:

Ilaçi për diabet: Është zbuluar se sa mund të eliminojnë peshë trupore njerëzit për të hequr qafe këtë sëmundje

Ilaçi për diabet: Është zbuluar se sa mund të eliminojnë peshë trupore njerëzit për të hequr qafe këtë sëmundje

Shkencëtarët konstatojnë që me humbjen e thjeshtë të kilogramëve mund të lirohemi nga diabeti.

Diabeti i tipit 2 nuk është diçka që duhet patjetër të na shoqërojë tërë jetën. Në të vërtetë, hulumtimet më të reja klinike kanë treguar që është e mundshme të detyrohet kjo sëmundje që të tërhiqet, madje edhe kur është fjala për pacientët të cilët nga ajo vuajnë me vite të tëra.


Pa vetëdije dhe buzë vdekjes është shtrirë në spital dhe pastaj është krijuar panik i vërtetë te mjekët për shkak të tatuazheve në gjoksin e tij.

Testimi klinik, në të cilin kanë marrë pjesë afro 300 njerëz, ka treguar që programi intensiv i eliminimit të tepricës së peshës së trupit mund ta vërë diabetin e tipit 2 në remision, transmeton Telegrafi.

Rezultatet kanë zbuluar që kështu ka ndodhur te 86 për qind e njerëzve kur kanë humbur 15 ose më shumë kilogramë.

– Ky është zbulim premtues. Të dhënat e reja mund të sjellin revolucion të vërtetë në mënyrën me të cilën aktualisht shërojmë diabetin e tipit 2, ka thënë Roy Taylor nga Universiteti Newcastle.

Për të humbur në mënyrë efikase tepricën e kilogramëve, ata janë vënë në dietë me numër të vogël kalorish, e cila ka përfshirë shejkë të shëndetshëm dhe supa dhe të cilat kanë nënkuptuar që në ditë të marrin midis 823 dhe 853 kalorish në periudhën prej 5 muajsh.

Pas kësaj periudhe, sërish ngadalë kanë mundur të shtojnë ushqimin gjatë periudhës prej tetë javësh.

Nga ai moment, pacientët vetëm është dashur që të mbajnë peshën e re me ushqim të drejtë dhe me ushtrime të herëpashershme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori