LAJMI I FUNDIT:

Ilaçi për artritin ka ndihmuar të shërojë 95% të pacientëve me gjendje të rëndë inflamacioni

Ilaçi për artritin ka ndihmuar të shërojë 95% të pacientëve me gjendje të rëndë inflamacioni

Tocilizumab, i njohur me emrin Actemra, deri më sot ka shërbyer për trajtimin e artritit rheumatoid dhe për zvogëlimin e inflamacionit

I eksperimentuar nga mjekët kinezë “Tocilizumab” duket se po jep rezultate pozitive ditë pas dite, duke sjellë përmirësim të parametrave shëndetësor për të infektuarit me coronavirus që kanë shfaqur komplikacione, thonë shkencëtarët, transmeton Telegrafi.


Tocilizumab, nuk është një ilaç antiviral, por vepron në infeksionet kronike, e zvogëlon rrezikun tek pacientët me coronavirus që kanë probleme me frymëmarrjen, e kurohen në terapi intensive.

Doktorët kinezë trajtuan me këtë ilaç 20 pacientëve gjatë kulmit të epidemisë dhe, siç thonë ata, 19 prej tyre janë liruar prej spitalit brenda dy javësh.

Shkencëtarë nga e gjithë bota, me urgjencë janë duke hulumtuar metoda të reja për të luftuar infeksionin i cili ka prekur gati 450,000 njerëz dhe ka mbytur rreth 20,000.

Për shkak se Tocilizumab është një ilaç në treg, ai mund të përdoret me lehtësi nga rregullatorët për eksperimente, por edhe për trajtim.

Zyrtarë të shëndetësisë në Kinë kanë aprovuar ilaçin Actemra për të trajtuar coronavirusin te pacientët me mushkëri të dëmtuara si shkak i inflamacionit të lartë.

Ka protokolle të aprovuara me skema të miratuara tashmë për zgjedhjen e pacientëve të cilët do të fillojnë mjekimin dhe ndjekjen e këtyre pacientëve nën trajtim.

Dje, është dhënë drita e gjelbër nga FDA për trajtim edhe te pacientët në SHBA. /Telegrafi/

Burimi: Dail Mail

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori