LAJMI I FUNDIT:

Iku nga kamioni dhe i shpëtoi kasaphanës, por jo për shumë gjatë (Video)

Iku nga kamioni dhe i shpëtoi kasaphanës, por jo për shumë gjatë (Video)

Në Minsk të Bjellorusisë, një lopë ka kërcyer nga kamioni derisa po dërgohej për në kasaphanë.

Shoferët është dashur të ulin shpejtësinë, nga rreziku që përbënte kafsha në mes të rrugës së mbushur me makina, transmeton Telegrafi.

Drejtuesi i kamionit dhe kalimtarët e rastit janë munduar ta ndalojnë, por e kanë pasur kot.

Pak kohë më vonë, policia ia kanë dalë ta ndalojnë dhe ta fusin sërish në kamion, kësaj radhe me dyer të siguruar më mirë.

“Askush nuk u lëndua nga ky aksident, ndërsa kafsha u dërgua për në punëtorinë e mishit” shkruan në komunikatë lidhur me rastin. /Telegrafi/