LAJMI I FUNDIT:

IKSHPK: Virusi A i gripit është përhapur në Kosovë, vaksinohuni

IKSHPK: Virusi A i gripit është përhapur në Kosovë, vaksinohuni

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë sërish apel tek qytetarët e sidmos tek personat e ndieshëm që të vaksinohen kundër virusit A i cili është përhapur në Kosovë.

IKSHPK-ja ka porositur qytetatët që të mbajnë  higjienën personale dhe të mos rrin  në vendet ku grumbullohen shumë njerëz.

Njoftimi i plotë:

Qytetarë të nderuar!

Virusi A i gripit është në qarkullim në Kosovë, andaj rekomandohet të vaksinohen personat e ndjeshëm e në radhë të parë personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit.

Mbani higjienën personale, lani duart sa më shpesh, ajrosni mjediset e mbyllura dhe mos rrini në vendet ku grumbullohen shumë njerëz dhe mos dilni kur ajri është i papastër! /Telegrafi/