LAJMI I FUNDIT:

IKSHPK thirrje qytetarëve: Vaksinohuni dhe festoni të sigurt me familjen

IKSHPK thirrje qytetarëve: Vaksinohuni dhe festoni të sigurt me familjen
Foto: Arkiv

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

IKSHPK ka bërë apel që të gjithë të marrin të dy dozat e vaksinës e pastaj edhe dozën e përforcuese dhe dozën e tretë.

“Vendi ku të gjithë ndjehemi të sigurt është familja. Prandaj, kujdesu për veten dhe familjen tuaj. Merrni të dy dozat e vaksinës dhe sapo të ju vijë koha edhe dozën përforcuese dhe dozën e tretë. Festo sigurt, festo me familjen! Festo shëndetshëm!:, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Telegrafi/