LAJMI I FUNDIT:

Ikja e hershme e Gjiklës – shtyllë e Telegrafit, moment që tronditi kolegët

Ikja e hershme e Gjiklës – shtyllë e Telegrafit, moment që tronditi kolegët

Drejtori menaxhues i Telegrafit dhe artisti, Arlind Gjikolli – Gjikla, u nda nga jeta mbrëmjen e së hënës (5 dhjetor), në moshën 41 vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

E gjithë redaksia e Telegrafit, të cilët e njihnin me vite si shok dhe si koleg Gjiklën, u tronditën pas lajmit për vdekjen e tij.


Drejtori i portalit Telegrafi për Maqedoni të Veriut, Venhar Ramadani përmes rrjetit social në Facebook ka shkruar se Gjikla ishte krahu i tij i djathtë.

“Ishe krahu im i djathtë Gjikla”, ka shkruar ai.

Edhe, menaxherja e financave dhe e burimeve njerëzore, Donika Hoxha Beka u shpreh se ka humbur një shok dhe kolegë të pazëvendësueshëm.

“Ahh bre Gjikla … sa shumë e dashte jetën e sa shpejte shkove … sot ne humbëm një shok, një kolegë te pazëvendësueshme, pusho i qete” ka shkruar Hoxha-Beka në Facebook.

Ndërsa, kryeredaktori i Telegrafit, Muhamet Hajrullahu ka shkruar në rrjetin social në Facebook se një njeri si Gjikla do të kujtohet gjithmonë.

“Lamtumirë o njeri i mirë. Lamtumirë o patriot. Do të kujtojmë gjithmonë Gjikla”, tha ai.

Redaktori Agron Shala, u shpreh se miku i tij Gjikla iku shpejt nga kjo botë, duke cituar dhe një thënie të Xhevdet Bajraj.

“Ike shpejtë nga kjo botë Gjikla. Qofsh i Parajsës miku im. ‘Dhembjen e ndajmë si bukën, dehemi me lot / unë i veshur me rroba solemne / me shuplaka të kthyera kah qielli / bart peshën e pagëzimeve të reja’ (Xhevdet Bajraj)”, ka shkruar ai.

E, drejtori i Telegrafit, i cili ishte dhe shok ndër vite me Gjiklën, Gentian Lluka përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ka mbetur pa fjalë pas lajmit të rëndë për vdekjen e tij.

“Gjikla ike herët, jam pa fjalë o vëlla, pusho i qetë, ke me na mungu shumë…”, ka shkruar Lluka.

Zëvendës kryeredaktori, Imran Amiti u shpreh se engjëjt nuk jetojnë në tokë dhe se vendin e kanë në parajsë.

“E dimë, Engjëjt nuk jetojnë në Tokë, vendin e kanë në Parajsë”, ka shkruar ai.

Menaxheri i produkteve digjitale, Egzon Bunjaku shprehu keqardhjen e tij për ikjen e Gjiklës.

“Na le herët Gjikla! 💔”, tha ai.

Jehona Hulaj, gazetare-redaktore ka shkruar në profilin e saj në Facebook se Gjikla do të ju mungojë gjithmonë.

“Do të na mungosh Gjikla. Faleminderit për të gjitha, pusho në paqe”, ka shkruar ajo.

Art Loxha dhe Arsim Namani nga social media kanë shkruar se Gjiklën do ta kujtojnë gjithmonë.

“Pusho i qetë Gjikla”, tha Loxha, ndërsa Namani “Do të kujtomë përgjithmonë Gjikla”. Edhe për kameramanin dhe montazhierin, Korab Basha, Gjikla ishte i pazëvendësueshëm.

“Artist, përjet kemi me të kujtu”, ka shkruar ai.

Gazetarja Elfije Boletini përmes profilit të saj në Facebook tha se ikja e Gjiklës ishte tronditëse për të.

“RIP, Gjikla – mbetëm pa kolegun tonë më të mirë, pa bashkëbiseduesin e temave të ndryshme dhe shumë domethënëse. Disa njerëz jetojnë shkurt, por pas vetes lejnë vepra të mëdha.  Shpirti yt u preht në paqe Gjikla, do mbetesh përherë në kujtimet tona”, ka shkruar ajo.

Edhe gazetari i sportit, Romak Zeqiri tha se Telegrafi mbeti pa një njeri të jashtëzakonshëm.

“Telegrafi dhe vendi ynë mbeti pa një njeri të jashtëzakonshëm. Prehu në paqe Gjikla”, tha ai.

Ndërsa, redaktori Kemajl Berisha u shpreh se Gjiklën do ta kujtojë si person të buzëqeshur e të afërt, koleg e shok të mirë.

“Do të kujtojmë si person të buzëqeshur e të afërt, koleg e shok të mirë – Nuk do t’i harroj debatet që kishim në zyrat e Telegrafit. Ishte njeri fantastik! Pusho i qetë Gjikla”.

Shumë shok dhe kolegë të tij e kanë njohur dhe si njeri pozitiv, e këtë e rikujtoi edhe gazetari i sportit, Driton Gajraku.

“Ne në Telegrafi mbetëm pa një koleg shembullor, pa një koleg që gjithmonë ka pasur këshilla të mira për secilin nga ne, pa një koleg që e ka dashur punën, por mbi të gjitha pa një koleg që gjithmonë ka frymëzuar pozitivitet! Allahu e past mëshiruar me xhennet Arlind Gjikollin – Gjikla”.

Arbios Kryeziu, social media – menaxher u shpreh se Gjiklën do ta kujtojë përherë si një njeri nga i cili ka mësuar shumë.

“Një koleg nga i cili mëson shumë, një atdhedashës i madh, një person pozitiv e energjik. Do të kujtojmë çdo herë Gjikla, ngjushllime të gjithë atyre që e njohën.

Edhe kameramani dhe montazhieri, Korab Basha ka shkruar: “Artist, përjet kemi me të kujtu”.

Gazetarja Arigona Bytyçi ka shkruar: “Forever our mentor. Rest in peace Gjikla”, ka shkruar Bytyçi.

Ndryshe, Telegrafi në emër të stafit për kolegun e pazëvendësueshëm, Arlind Gjikolli kanë shkruar dhe një telegram ngushëllimi. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori