LAJMI I FUNDIT:

Ikigai – koncepti japonez për jetë të gjatë, të lumtur dhe domethënëse

Ikigai – koncepti japonez për jetë të gjatë, të lumtur dhe domethënëse

Cila është arsyeja se përse zgjoheni në mëngjes? Vetëm duke u përpjekur t’i përgjigjeni kësaj pyetje ju menjëherë dëshironi të riktheheni në gjumë nga ankthi që e ndjeni.

Nëse veç i keni këto ndjenja, atëherë koncepti japonez i ikigai-t mund t’ju ndihmojë, transmeton Telegrafi.


Me origjinë nga njëri prej shteteve me popullsinë më të vjetër në botë, ideja e ikigai-t është duke u bërë shumë e popullarizuar edhe jashtë Japonisë si një mënyrë për të jetuar më gjatë e më mirë.

Ndonëse nuk ka përkthim direkt në gjuhë tjera, ikigai besohet se i kombinon fjalët japoneze ikiru, që do të thotë “të jetoni”, dhe kai, që do të thotë “zbulimi i asaj për çka shpresoni”. Këto dy definicione së bashku e krijojnë konceptin e “një arsye për të jetuar” ose idenë për të pasur një qëllim në jetë.

Ikigai gjithashtu ka edhe lidhje historike: gai ka origjinë nga fjala kai, që do të thotë guaskë. Këto janë konsideruar tejet të vlefshme gjatë periudhës Heiane (794 deri në vitin 1185), sipas Akihiro Hasegawas, psikolog klinik, e që thotë se ia shton një kuptim të “vlerës së jetës”.

Për ta zbuluar arsyen apo qëllimin tuaj në jetë, ekspertët rekomandojnë ta filloni me katër pyetje:

– Çfarë dashuroni?
– Në çka jeni të mirë?
– Për çfarë ka bota nevojë nga ju?
– Për çfarë mund të paguheni?

Gjetja e këtyre përgjigjeve dhe balancimi i këtyre katër fushave mund të jetë një rrugë drejt ikigai-t për personat që kërkojnë interpretim të shpejtë të kësaj filozofie. Megjithatë, në Japoni ikigai është proces i ngadalshëm dhe shpeshherë nuk ka të bëjë asgjë me punën apo të ardhurat.

Në një anketim të vitit 2010, vetëm 31% e pjesëmarrësve e kishin vlerësuar punën si ikigai i tyre.

Shumë ekspertë pajtohen se ikigai me shumë gjasë do t’ju ndihmojë të bëni jetë më të mirë “sepse do të keni diçka për çfarë jetoni”. /Telegrafi/