Ikën virgjëreshat, burrneshat, besimtarët e ata që kryen studimet jashtë, mbetën analistët, bestydët, frikacët…
Ikën ata që shpallën pavarësinë, madje iku edhe Haxhi Qamili, Iku Selam Musai, vate edhe Themistokliu.
Ikën ata që kishin bërë studimet në Firence, Romë dhe Vjenë, dërguar nga Lartmadhëria Zogu i Parë i shqiptarit.
Ikën edhe ata që më pas i bënë studimet në Moskë, Kiev dhe Leningrad, mbetën ata që diplomohen me letra pa vlerë njomur me ujë Lane.
Madje ikën edhe ata që studiuan në Kinë, Vietnam dhe Kore.
Gjithçka në tru ka zënë kore, ose skorje. Mall rrethinash Elbasani. Prodhim shkretëtire e Gobit, me etIketë anglosaksone. Ose edhe ca të tjerë nga krahina dru me pre!
Ikën gjeneralët, ikën dallëndyshet, lejlekët dhe arinjtë nga malet.
Ikën traktoristët, Ikën kombajnerët!
Madje ikën edhe shoferët të skodave Albania, kontrabandistët, mbetën analistët.
Ikën ata që dinin latinisht.
Ikën edhe osmanologët.
Ikën ata të greqishtes së lashtë,
Ikën përkthyesit e kinezçes e të rusishtes.
Nuk ka më as të burgosur për të përkthyer si duhet veprat e mëdha të artit botëror.
Tani mashtruesit përkthejnë rëndomthi me “Google Translator”.
Ikën ata që dinin të ndërtonin hekurudha, ikën ata që dinin të operonin, ikën ata që mbi supe dinin të mbanin pesëdhjetë vite burg,
ikën meshtarët ilegalë dhe hoxhallarët që agjëronin fshehurazi.
Ikën dhe besimtarët, mbetën bestydët dhe ne frikacët nga vdekja.
Ikën dashnorët e serenatave, ikën vajzat që kishin frikë mamatë, ikën gratë që u ndruheshin burrave dhe burrat që nuk kishin frikë nga gratë.
Mbetën T-shirt-et uniseks.
Ikën edhe virgjëreshat bashkë me burrneshat.
Mbeti preshi dhe kastraveci i rritur në furgone me hormone.
Iku dhe Bulevardi i Korçës, mbetën kërnackat korçare me kullën idiote.
Iku velenca prej leshi. Iku edhe guna e grisur mbi tela,
Mbetëm ne që tërë ditën në verë themi: uuuu sa vapë, ne llotaxhinjtë, mbetëm ne që u marrin votave atyre që janë pas nesh në listat e kandidatëve për deputetë; ne hajdutët që bërtasim “Kapeni hajdutin!”
Mbetën edhe pulat që t’i vjedhim ne hajdutët e pulave.
Mbetëm ne që ikim nga sytë këmbët dhe bërtasim: “Shqipëri të kam lënë pendët!”
Mbetëm ne të ikurit që nuk ikim dot!
Dhe nga që nuk ikim dot bërtasim: “Kam vendosur të jetoj këtu!:”
Mbetëm ne lexuesit e pornove prej të sëmurësh seksualë në gazeta.
Mbetëm ne rrenacakët që nuk e shohim hundët e pinokut te ata që na gënjejnë.
Mbetën edhe qentë e bashkive. Me vathë në vesh!
Dhe ne që na kafshojnë qentë!
Si edhe karvani që leh kur sheh se qentë shkojnë përpara!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit
Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës