LAJMI I FUNDIT:

A ikën nga Kosova Lutfi e Arban Dervishi, që duhej të ishin në burg? (Video)

A ikën nga Kosova Lutfi e Arban Dervishi, që duhej të ishin në burg? (Video)

Mjeku Lutfi Dervishi dhe djali i tij, Arban Dervishi, dyshohet se kanë ikur nga Kosova, pak kohë para se të nisnin vuajtjen e dënimit.

KTV-ja merr vesh se që të dy kanë ikur në mënyrë tokësore nga vendi, pak kohë pasi që Apeli ua konfirmoi dënimin me nga 8 vjet burgim për “trafikim me njerëz”.


Pas largimit për në rajon, plani i tyre është që të largohen për të jetuar në një shtet të Evropës Qendrore. Klinika “Medical”, ish-Medicus, ku ishin kryer disa transplantime, është e mbyllur.

Mjeku Dervishi nuk është parë as në Klinikën e Urologjisë në QKUK. Drejtori i kësaj klinike, Rexhep Kasumaj, ka thënë se mjeku Dervishi që nga e hëna është në pushim. Lutfi Dervishi ka qenë i pakontaktueshëm në telefon.

Ndërkaq, në numrin e djalit të tij Arbanit, është lajmëruar djali tjetër Rinori, që nuk ka treguar se ku gjendet vëllai i tij.

Në Policinë e Kosovës, nuk kanë informacion se ku ndodhen Lutfi dhe Arban Dervishi. Kurse kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi, nuk ka pranuar t’i tregojë KTV-së nëse kanë lëshuar fletarrestim, derisa ka thënë se edhe nëse kanë ikur, shteti i Kosovës do t’i vërë para drejtësisë Lutfi Dervishin dhe djalin e tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori