LAJMI I FUNDIT:

Ikë nga burgu ish-diktatori i Guinesë

Ikë nga burgu ish-diktatori i Guinesë

Ish-kreu i juntës ushtarake të Guinesë në vitin 2008, Moussa Dadis Camara, ka ikur nga burgu në orët e hershme të së shtunës, së bashku me tre oficerë të tjerë të lartë ushtarakë, tha ministri i Drejtësisë i vendit.

Charles Alphonse Wright konfirmoi gjatë orëve të para të ditës së sotme se ishin dëgjuar disa të shtëna armësh në lagjen Kaloum të kryeqytetit, Konakri.


Ndër të tjerët që arritën të iknin ishin edhe Claude Pivi dhe Blaise Goumou, tha Wright dhe shtoi se “do i gjejmë ata. Dhe ata do të mbajnë përgjegjësi”, pohoi ai.

Kufijtë e Guinesë janë mbyllur për të parandaluar largimin e të arratisurve nga vendi, tha ministri, raporton theguardian.

Camara, i cili erdhi në pushtet pas një grusht shteti të vitit 2008, ishte arrestuar në lidhje me një masakër në stadium gjatë kohës së shkurtër në pushtet.

Camara ka mohuar përgjegjësinë. Ai kishte jetuar për vite në mërgim pasi i mbijetoi një atentati përpara se të kthehej në shtëpi në fund të vitit 2021.

Guinea qeveriset nga udhëheqësi ushtarak, Mamady Doumbouya, i cili mori pushtetin me një grusht shteti në vitin 2021.

Mali, Nigeri, Burkina Faso, Çadi dhe Gaboni drejtohen gjithashtu nga oficerë ushtarakë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Kalo në kategori