Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin “Fshehja e kundërligjshme e shpenzimeve publike për mbrojtësit e speciales”.
Ky raport është rezultat i analizës së kornizës kushtetuese dhe ligjore lidhur me shpenzimet e parave publike për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Hulumtuesi i lartë në IKD, Yll Zekaj tha se Kuvendi i Kosovës me aprovimin e Ligjit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar pranë Dhomave të Specializuara ka pas qëllim garantimin e një mbrojtje efikase dhe efektive të akuzuarve potencial, për çka nga Buxheti i Kosovës çdo vit ndahen mjete financiare për mbulimin e shpenzimeve te mbrojtjes dhe shpenzimet tjera përcjellëse për te akuzuarit.
Sipas Zekajt, Qeveria e Kosovës duhet që të jetë transaprente për shpenzimet e këtyre mjeteve, marr parasysh se vetëm gjatë këtij viti janë ndarë 20 milionë euro për këtë kategori.
Zekaj kërkoi edhe nga Kuvendi i Kosovës që të luaj rolin e tij mbikëqyrës që tërë procesi i shpenzimeve të mjeteve nga Buxheti për mbulimin e shpenzimeve të të akuzuarve të bëhet në mënyrë transprente.
Ndërsa, hulumtuesi Lavdim Bajraktari tha se përveç shumës së mjeteve të ndara, Ministria e Drejtësisë (MD) ka vendosur që krejt dokumentacionin lidhur me këto shpenzime ta mbaj të fshehur nga publiku.
Sipas Bajraktarit, qasja e tillë e MD-së, bie në kundërshtim me parimet e vendosura nga Kushtetuta e Kosovës, e cila përcakton se shpenzimet publike duhet të bazohen në parimet e llogaridhënies, efektshmërisë, efikasitetit dhe transparencës.
Gjithashtu, Bajraktari tha se nuk qëndron arsyetimi i MD-së se një vendim i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj e ndalon qasjen në dokumente lidhur me shpenzimet për mbrojtësit e të akuzuarve të Speciales, pasi sipas tij, vendimi në fjalë në mënyrë eksplicite i ka përjashtuar nga të qenit sekret, informacionet lidhur me këto shpenzime.
Po ashtu, Bajraktari shtoi se qasja e MD-së për mbajtjen fshehtë të shpenzimeve, nuk gjen bazë as në Ligjin për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar e as në Ligjin për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë.
I njëjti shtoi se mbajtja e fshehur e këtyre informacioneve dhe dokumenteve, e dëmton transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike përkitazi me shpenzimin e parasë publike dhe mund t’i hap rrugë edhe trajtimit të pabarabartë të akuzuarve dhe mundësisë së abuzimit me paranë publike.
Ndërsa, hulumtuesja Tringa Ramadani tha se Qeveria e Kosovës duhet të sigurohet që krejt procesi i mbrojtjes juridike dhe mbështetjes financiare të akuzuarve në proceset gjyqësore në dhomat e specializuara ta bëj duke u bazuar në parimet e transparencës, llogaridhënies dhe barazisë.
E njëjta tha se Qeveria duhet të sigurohet që të akuzuarit të trajtohen në mënyrë të barabartë e jo në mënyrë selektive dhe për pasojë të krijohen të akuzuar të “privilegjuar” në këtë aspekt.
Për këtë arsye, Ramadani tha se IKD i ka rekomanduar Qeverisë që t’i bëj publike të gjitha dokumentet që ndërlidhen me asistencën financiare që u jepet të akuzuarve nga fondet publike të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Dita e dytë e fushatës për zgjedhjet kuvendare, politikanët kërkojnë vota edhe në diasporë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel