LAJMI I FUNDIT:

IKD reagon ndaj ministres Haxhiu lidhur me propozimet e emrave për anëtarë të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës

IKD reagon ndaj ministres Haxhiu lidhur me propozimet e emrave për anëtarë të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar ndaj deklaratave të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në lidhje me apostrofimin e IKD-së se në të kaluarën ka bërë propozimin e gjykatësit Albert Zogaj për zëvendës anëtarë të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës, ndërsa tani po e kundërshtojnë emërimin e tij për interesa subjektive.

Në një komunikatë thotë se tendenca e ministres Haxhiu për ta arsyetuar me çdo formë shkeljen e ligjit përmes propozimit dhe zgjedhjes së gjykatësit Albert Zogaj në Komisionin për Provimin e Jurisprudencës është e papranueshme për IKD-në.


“Ministrja Haxhiu në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës qëllimshëm ka keqinformuar deputetët dhe publikun, duke ofruar informacion të pasaktë dhe duke shtrembëruar faktet”.

Sipas tyre, tendenca e ministres për të zhvendosur debatin nga vendimi i saj kundërligjshëm dhe njollosjes për shkak të kritikës konstruktive, të cilën IKD ua ka bërë të gjitha pushteteve, përfshirë edhe tani kritikën për Qeverinë Kurti 2, dëshmon qasjen ndryshe që kjo qeveri ka në raport me shoqërinë civile sa kanë qenë në opozitë dhe me të qenurit sot në pushtet.

Në kohën e Qeverisë Kurti 1, kur ishte zgjedhur në postin e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sikurse me të gjithë ministrat e Drejtësisë, IKD ka mbajtur takim zyrtar, në të cilin është diskutuar për temat që lidhen me mandatin e Ministrisë.

Ndër të tjera, është diskutuar edhe çështja e anëtarëve të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës, për të cilin, me kërkesë të ministres Haxhiu, IKD ka bërë disa rekomandime, bazuar në ekspertizën dhe përvojën që ka për sistemin e drejtësisë, përfshirë propozimin e z. Zogaj për zëvendës të anëtarit të një prej lëndëve në Komisionin për Provim të Jurisprudencës.

Tutje theksohet se ky propozim i IKD-së në atë kohë, nuk ka qenë në kundërshtim me ligjin për këto arsye: Në shkurt 2020, në kohën e Qeverisë Kurti 1, gjykatësi Albert Zogaj nuk ka mbajtur numër të madh të pozitave. I njëjti ka qenë vetëm gjykatës i Gjykatës së Apelit dhe ligjërues në një kolegj privat dhe në Akademi të Drejtësisë si dhe angazhime tjera jo të rregullta.

“Rrethanat që e bëjnë të papërshtatshëm Zogaj për Kryetar të Komisionit, kanë ndodhur në muajin mars të vitit 2021, kur Zogaj emërohet anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe në janar të vitit 2021, kur i njëjti, krahas pozitave si gjykatës në Gjykatën Supreme dhe të anëtarit në KGJK, nënshkruan edhe një kontratë punë me një OJQ”, thuhet tutje.

Në mars të 2021, me pranimin e pozitës së anëtarit të KGJK, Zogaj caktohet edhe në këto funksione shtesë:

1. Anëtar rezervë në Komisionin e Përhershëm për Administrimin e Gjykatave,

2. Anëtar i Komisionit Vlerësues për kandidatët për Kryetar të Gjykatës Themelore në Prizren dhe

3. Anëtar i grupit punues për hartimin e raportit fakt-mbledhës për funksionimin e administratës gjyqësore.

“Prandaj, emërimi i Zogajt në shkurt të vitit 2020 nuk ka paraqitur pengesë ligjore për të njëjtin. Pengesa ligjore është shfaqur në momentin që i njëjti është emëruar anëtar i KGJK-së në mars të vitit 2021. Rrjedhimisht, në kohën kur ishte rekomanduar z. Zogaj në vitin 2020, nuk është aplikuar ndalesa e nenit 18.5. të Ligjit për KGJK-në”, thuhet më tej.

Se IKD nuk ka kurrfarë subjektivizmi, dëshmon fakti se pikërisht IKD e ka rekomanduar gjykatësin Zogaj për Komisionin për Provimin e Jurisprudencës, por në kohën kur propozimi ka qenë i ligjshëm.

Me këtë rast, reagimi i IKD-së ka shkuar në drejtim të mbrojtjes së ligjshmërisë. Siç e kemi sqaruar edhe në letrën dërguar kryeministrit Albin Kurti dhe përmes qëndrimeve publike, Ligji për KGJK e ndalon që anëtarët e saj të jenë edhe në pozita për të cilat pranohet kompensim financiar jashtë KGJK-së. Andaj, emërimi i gjykatësit Zogaj është shkelje ligjore dhe ne si IKD, dënojmë ashpër tendencat politike që në emër të kapjes së shtetit të përfshijnë edhe IKD-në.

Një qasje e tillë është e papranueshme dhe kjo po dëshmon se Qeveria Kurti nuk ka respekt për ndarjen e pushteteve, respektimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë.

Se IKD është konsistente dhe parimore në qëndrime e dëshmon edhe kjo pjesë e letrës dërguar kryeministrit Kurti në muajin prill 2021:

“Në këtë drejtim, IKD si organizatë jo-qeveritare e specializuar në fushën e sundimit të ligjit, më mirësjellje Ju kërkon që të ri-shqyrtoni vendimin tuaj dhe të ndërmerrni masa apo veprime Ju si udhëheqës i qeverisë apo z. Zogaj personalisht që deri në një masë riparojnë këtë situatë. Kjo situatë mund të riparohet duke anuluar vendimin e datës 21 prill 2021 në raport me z. Zogaj. Sikurse deri në një masë, mund të konsiderohet ligjërisht e pranueshme nëse z. Zogaj, ofron dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat që ushtron aktualisht, përjashtimisht pozitës së Gjykatësit në Gjykatën Supreme, për t’u konsideruar si Kryetar i Komisionit”.

“Aq më tepër, sipas Ligjit për KGJK, kryesuesi, zëvendës-kryesuesi dhe anëtarët e Këshillit nuk kanë të drejtë të ushtrojnë ndonjë detyrë tjetër publike apo profesionale për të cilën shpërblehen me pagesë, përveç mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë. Kjo dispozitë automatikisht e përjashton z. Zogaj nga mundësia për të qenë, ashtu siç është propozuar, Kryetar i Komisionit. IKD mbetet e përkushtuar për të përmbushur misionin e saj që është forcimi i sundimit të ligjit dhe përmirësimi i qasjes në drejtësi për qytetaret dhe angazhimit drejtë konsolidimit të shoqërisë sonë me vlera demokratike, ku respektohen dhe promovohen parimet e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mire, pavarësisht përpjekjeve të pushtetit dhe ministrave të caktuar të cilët ndryshojnë parimet dhe qëndrimet varësisht nga fakti nëse janë në pushtet apo opozitë”, thuhet në fund, transmeton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori