LAJMI I FUNDIT:

IKD: Programet e partive politike të mbushura me popullizma

IKD: Programet e partive politike të mbushura me popullizma

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka analizuar programet politike të katër partive kryesore në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke u fokusuar tek pjesa e programit për sistemin e drejtësisë.

Sipas një njoftimi për media, analiza ka përfshirë këto partitë politike, Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).


Ndërkaq, siç thuhet në njoftim shumë pika programore nga partitë politike janë në kundërshtim edhe me vet parimet kushtetuese në Kosovë.

“Shumë pika programore të propozuara nga partitë politike janë në kundërshtim edhe me vet parimet kushtetuese në Kosovë dhe në kundërshtim edhe me praktikat ndërkombëtare. Ndërsa, pika të caktuara programore janë praktikisht të parealizueshme për shkak të rrethanave që deri diku nuk varen vetëm nga Kosova, por edhe nga procese të tilla sikurse anëtarësimi në Organizatën e Kombeve”, thuhet në njoftim.

Lexoni më poshtë njoftimin e tyre të plotë:

Qytetarët e Kosovës do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës. Para se të vijë kjo ditë, qytetarët do të dëgjojnë premtime të panumërta nga partitë politike, në kërkim të votave të nevojshme për të dalë të parët në zgjedhje. 

Tashmë është bërë e zakonshme që para secilit cikël zgjedhor, partitë politike që marrin pjesë në zgjedhje të dalin me programe të cilat më shumë tingëllojnë si fontanë dëshirash se sa plane të realizueshme në praktikë.

Një ndër pjesët kryesore të programeve të partive politike, i kushtohet sistemit të drejtësisë, konkretisht, reformave në drejtësi, luftimit të korrupsionit e krimit të organizuar e çka jo tjetër.

Plane të tilla dëgjojmë edhe nga parti politike që kanë qeverisur në vazhdimësi në Kosovë dhe i kanë pasur të gjitha mundësitë për t’i realizuar reformat në drejtësi por që për shkak të mungesës së vullnetit politik, një gjë të tillë nuk e kanë bërë asnjëherë.

Shumë pika programore të propozuara nga partitë politike janë në kundërshtim edhe me vet parimet kushtetuese në Kosovë dhe në kundërshtim edhe me praktikat ndërkombëtare. Ndërsa, pika të caktuara programore janë praktikisht të parealizueshme për shkak të rrethanave që deri diku nuk varen vetëm nga Kosova, por edhe nga procese të tilla sikurse anëtarësimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Po ashtu, pjesë te “reformave” në drejtësi që janë përfshirë në programet e partive politike tashmë janë një realitet në Kosovë pasi që janë procese që veçse kanë përfunduar kurse, shumë pika tjera të programeve të partive politike janë vetëm konstatime të përgjithshme dhe abstrakte që nuk përmbajnë brenda vetes asnjë veprim konkret se si do të arrihet këto reforma të proklamuara.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka analizuar programet politike të katër partive kryesore që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021. Kjo analizë është fokusuar tek pjesa e programit që ka të bëj me sistemin e drejtësisë. Analiza ka përfshirë partitë politike, Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Për pikat kryesore që këto parti politike i kanë përfshirë në programin e tyre për sektorin e sundimit të ligjit, IKD ka dhënë edhe vlerësimet lidhur me atë se sa janë të realizueshme apo jo këto pika dhe sa nga to janë apo jo në pajtueshmëri me kornizën kushtetuese dhe ligjore në Kosovë. Po ashtu, IKD ka dhënë edhe vlerësimet për atë se cilat veprime janë të nevojshme për tu ndërmarrë për tu realizuar disa nga pikat e propozuara nga partitë politike dhe sa prej këtyre pikave tashmë veçse janë realizuar dhe ndërmarrja e veprimeve për çështje të njëjta është e panevojshme.

  1. Lëvizja Vetëvendosje

Për dallim nga partitë tjera politike të analizuara, Lëvizja Vetëvendosje ka deri diku një përparësi pasi që për shkak të kohës së shkurtë që ka qenë në qeverisje, është problematike vlerësimi se a ekziston vullneti politik tek ta për t’i realizuar reformat në drejtësi apo të njëjtat do të vazhdojnë të mbesin vetëm në letër dhe të riciklohen në çdo palë zgjedhje.

Si pikë kryesore që LVV ka përfshirë në programin e saj për sundim të ligjit, është vettingu. Ky proces, sipas programit të VV-së, do të shtrohet tek nivelet e larta dhe jo vetëm, të sistemit të drejtësisë dhe si i tillë do të fillojë nga Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës. Nëpërmjet këtij procesi, sipas VV-së, synohet të arrihet integriteti gjyqësor dhe prokurorial në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

Për tu zbatuar ky proces nevojitet para se gjithash, vullnet politik dhe si i tillë, nëse realizohet atëherë jep shpresë për arritjen e një kthese për të mirë në sistemin e drejtësisë.

Sa i përket pikave tjera të LVV-së, disa nga to sikurse fuqizimi i mekanizmit të ndihmës cilësore juridike për qytetarët, janë të realizueshme përmes ndryshimeve ligjore edhe pse pjesë të kësaj pike programore tashmë veçse janë të rregulluara me ligj.

Po ashtu, është bërë e zakonshme që partitë politike të propozojnë rritje të buxhetit për sistemin e drejtësisë dhe rritjen e numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve pa analiza të mirëfillta se ku është më imediate kjo rritje e numrit të gjyqtarëve. Në rastin konkret, LVV ka propozuar rritjen e kapaciteteve njerëzore në Departamentet Speciale të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe asaj të Apelit, mirëpo, përderisa rritja e numrit të stafit mbështetës është nevojë imediate, rritja e numrit të gjyqtarëve në këto departamente nuk është e nevojshme tash për tash, marrë parasysh numrin e aktakuzave që ngritën nga Prokuroria Speciale.

Sa i përket propozimit të krijimit të Gjykatës së Punës, një propozim i tillë është në kundërshtim me Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit ndërsa sistemi elektronik i menaxhimit të lëndëve që është pjesë e programit të VV, tashmë është një proces që ka filluar vite më parë dhe është në funksion aktualisht. Po ashtu, një plan tjetër i LVV-së, për ndarjen dhe profilizimin e prokurorëve brenda PSRK-së është proces tashmë i përfunduar.

Në anën tjetër, një propozim tjetër i LVV-së, për vendosjen e sanksioneve penale për gjyqtarët që nuk respektojnë afatet, bie në kundërshtim me parimet bazë të sundimit të ligjit, praktikat e mira të Komisionit të Venecias dhe Këshillit të Evropës lidhur me garancitë kushtetuese dhe ligjore për pavarësinë dhe integritetin e gjyqtarëve. Si i tillë, ky propozim është i parealizueshëm dhe në kundërshtim me praktikat dhe standardet ndërkombëtare që garantojnë pavarësinë dhe integritetin individual të gjyqtarëve.

Në grafikën e mëposhtme, IKD ka paraqitur pikat kryesore të LVV-së për sektorin e sundimit të ligjit dhe vlerësimet e IKD-së lidhur me to. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori