Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka mbajtur konferencë për media, në të cilën ka publikuar raportin “Llogaridhënia e Gjykatësve dhe Prokurorëve”, i cili raport është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejt të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.
Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka thënë se IKD ka gjetur se zbatimi në praktikë i Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe prokurorëve është sfiduar dhe se janë evidentuar raste kur llogaridhënia ndaj gjyqtarëve apo prokurorëve është zbatuar në mënyrë selektive.
Miftaraj gjatë konferencës për media shtoi se IKD ka evidentuar raste kur autoritetet kompetente kanë konstatuar shkelje të gjyqtarit apo prokurorit, por se rastin e kanë mbyllur në mënyrë të kundërligjshme, me arsyetimin se shkelja është e lehtë.
Sipas Miftarajt, problemet më të mëdha në zbatimin e këtij ligji janë shfaqur në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, përkatësisht tek autoriteti kompetent i kësaj prokurorie, Kryeprokurori Kujtim Munishi.
Në anën tjetër, hulumtuesi i lartë nga IKD, Gzim Shala, ka thënë se sipas standardeve ndërkombëtare që i referohen administrimit të mirë të drejtësisë, pavarësia dhe llogaridhënia e gjyqësorit shkojnë së bashku, dhe se pa llogaridhënie, sistemi i drejtësisë rrezikon të shndërrohet në një agjenci qeveritare.
Tutje, Shala tha se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Ligjin për Përgjegjësi Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, sipas të cilit ligj, disiplinimi i gjykatësve dhe prokurorëve i kthehet gjyqësorit dhe shuhet Zyra e Prokurorit Disiplinor, e cila zyrë, sipas Shalës, kishte dështuar të ushtrojë rolin e saj.
Shala ka thënë se nga fillimi i vitit 2020, IKD ka filluar që të deponojë ankesa disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve tek autoritetet kompetente, të cilat ankesa janë derivat i gjetjeve që IKD bënë gjatë monitorimit sistematik të sistemit të drejtësisë.
“Që nga fillimi i vitit 2020, IKD ka filluar që të iniciojë procedura disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, në rastet e shkeljeve disiplinore që IKD gjen gjatë monitorimit sistematik. Gjatë periudhës kohore 1 janar – 30 qershor 2020, IKD ka iniciuar gjithsej 17 procedura disiplinore, 10 prej të cilave ndaj prokurorëve, dhe shtatë (7) ndaj gjykatësve. Sa i përket trajtimit të këtyre ankesave disiplinore nga ana e autoriteteve kompetente, përkatësisht Kryeprokurorëve dhe Kryetarëve të Gjykatave, IKD ka evidentuar disa raste kur vet autoritetet kompetente kanë kryer shkelje disiplinore pasi në kundërshtim me ligjin, nuk kanë vendosur fare në një ankesë disiplinore, apo kanë vendosur jashtë afatit të përcaktuar me ligj”.
Shala tha se në trajtimin e ankesave disiplinore, autoritetet kompetente po tejkalojnë mandatin që kanë, duke marrë kompetenca nga KGJK dhe KPK, dhe duke amnistuar prokurorë dhe gjykatës të shumtë nga shkeljet procedurale.
Po ashtu, Shala ka thënë se kësaj mënyrë të veprimit nga ana e autoriteteve kompetente i ka kontribuar edhe Institucioni i Avokatit të Popullit, i cili institucion ka hequr dorë nga një pjesë e rolit që ka sipas Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.
“Sipas Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Institucioni i Avokatit të Popullit ka për kompetencë të iniciojë kërkesë për fillimin e hetimit disiplinor si në rastin kur autoriteti kompetent nuk vendos brenda afatit ligjor, ashtu edhe në rastin kur autoriteti kompetent e hudhë poshtë një ankesë disiplinore, por se Avokati i Popullit ofron dëshmi të mjaftueshme se një ankesë e caktuar disiplinore nuk duhet të ishte hedhur poshtë. Por, Institucioni i Avokatit të Popullit ka vendosur që të mos trajtojë rastet kur autoritetet kompetente në mënyrë të kundërligjshme dhe të pabazuar hedhin ankesat disiplinore. Kjo për faktin se ky institucion ka ngatërruar vendimin e autoritetit kompetent me vendimet gjyqësore të nxjerra nga trupi gjykues apo gjyqtari i vetëm gjykues në një procedurë gjyqësore të caktuar. Duke vepruar në këtë mënyrë, Institucioni i Avokatit të Popullit ka hequr dorë nga kompetencat ligjore që ka sipas nenit 12.3 të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Duke vepruar në këtë mënyrë, arbitraritetit të autoriteteve kompetente në masë të madhe i ka kontribuar edhe Institucioni i Avokatit të Popullit” ka përfunduar Shala. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?