LAJMI I FUNDIT:

IKD: KGJK dhe OAK të anulojnë vendimet e tyre të kundërligjshme

IKD: KGJK dhe OAK të anulojnë vendimet e tyre të kundërligjshme

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ndaj vendimeve të dy institucioneve në kuadër të sistemit të drejtësisë, përkatësisht vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për kufizimin e qasjes së avokatëve në gjykata dhe vendimit të Odës së Avokatëve të Kosovës me bojkotimin e seancave gjyqësore, të cilat sipas IKD-së janë duke prodhuar dëme të mëdha në kurriz të sistemit të drejtësisë dhe sidomos në dëm të drejtave dhe lirive të qytetarëve që janë subjekt të procedurave gjyqësore.

IKD thekson se këto vendime janë duke prodhuar dëme të mëdha, të cilat po ndikojnë drejtpërdrejtë në shkeljen e të drejtave të qytetarëve. Bazuar në të dhënat e monitorimit sistematik të IKD-së, rezulton se vetëm më 9 janar 2019, janë shtyrë 161 seanca gjyqësore në çështjet penale.


“Në të gjitha këto raste, më së shumti janë duke pësuar palët në procedurë, duke mos arritur të realizojnë të drejtat e tyre të garantuara me legjislacionin pozitiv. IKD shpreh shqetësim për këtë situatë të krijuar për shkak të qasjes së KGJK-së dhe OAK-së, të cilat kanë ndikuar që një numër i madh i rasteve të natyrës urgjente siç janë ato të paraburgimit të dështojnë më 9 janar 2019. Me këtë problem janë duke u ballafaquar gjykatësit dhe prokurorët edhe sot me datë 10 janar 2019 për shkak të natyrës urgjente që kanë këto raste, të cilat nuk mund të procedohen pa përfaqësimin e avokatëve”, thuhet në reagim.

IKD ka analizuar vendimet respektive të këtyre dy institucioneve dhe pasojat e krijuara si rezultat i kësaj situate.

Oda e Avokatëve të Kosovës, bojkot të përgjithshëm në të gjitha institucionet gjyqësore (Video)
Lexo po ashtu Oda e Avokatëve të Kosovës, bojkot të përgjithshëm në të gjitha institucionet gjyqësore (Video)

IKD vlerëson se KGJK ka vepruar në mënyrë të gabuar dhe pa bazë kur ka nxjerrë vendim/rekomandim për ta rregulluar çështjen e qasjes së avokatëve në gjykata. Vendimi i KGJK-së për më tepër është selektiv, i pabazuar dhe pa arsyetuar si duhet, i cili ka prodhuar pasoja, duke shkaktuar dëme tek palët, duke zvarritur proceset gjyqesore.

“IKD ri-kujton KGJK-në, se në bazë të praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila praktikë sipas Kushtetutës dhe ligjit të aplikueshëm në Kosovë është e obligueshme për tu ndjekur dhe zbatuar nga gjykatat e Kosovës, barazia e palëve ndërmjet prokurorisë dhe mbrojtjes gjatë procedurave penale është aspekt themelor për një proces të drejtë, të pavarur dhe të paanshëm gjyqësor. Fatkeqësisht, vendimi i KGJK-së, duke i kufizuar të drejtën e qasjes vetëm avokatëve në ambientet e hapësirave të gjykatave në nivel vendi, ka cenuar rëndë këtë parim, duke i vënë ata në pozitë të pa barabartë me prokurorët e shtetit dhe palët e tjera në procedurë gjyqësore”, thuhet në njoftim.

Kushtetuta e Kosovës përcakton se KGJK siguron pavarësinë dhe paanësinë e sistemit gjyqësor.

KGJK-ja sqaron situatën lidhur me qasjen e avokatëve mbrojtës në objektet e gjykatave  
Lexo po ashtu KGJK-ja sqaron situatën lidhur me qasjen e avokatëve mbrojtës në objektet e gjykatave  

“KGJK është institucion plotësisht i pavarur në ushtrimin e funksioneve të tij, i cili është kompetent në menaxhimin dhe administrimin e gjykatave, i cili duhet të sigurojë që gjykatat në Kosovë janë të pavarura, profesionale e të paanshme, dhe që të pasqyrojnë plotësisht natyrën shumetnike të Republikës së Kosovës si dhe të ndjekin parimet e barazisë gjinore. Në këtë drejtim, IKD njeh dhe promovon idenë që KGJK, në kuadër të ligjit të aplikueshëm të rregulloj administrimin dhe menaxhimin e sistemit gjyqësor, përfshirë vënien e rregullit dhe disiplinës, që për qëllim kanë ngritjen e efikasitetit, efektivitetit, integritetit dhe besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor të Kosovës. Sidoqoftë, KGJK por edhe Kryetarët e Gjykatave kanë për obligim që në kuadër të ushtrimit të kompetencave dhe përgjegjësive të tyre, të marrin vendime të bazuara në ligj, duke respektuar procedurat dhe të drejtat e palëve në procedurë gjyqësore. Fatkeqësisht, KGJK vendimin e saj e ka bazuar në një urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren, të datës 8 gusht 2018, i cili nuk ka asnjë bazë ligjore në të cilën është mbështetur, dhe për më tepër i njëjti nuk është i arsyetuar”, thuhet në reagimin e IKD-së.

IKD po ashtu shpreh shqetësimin lidhur me mënyrën se si Oda e Avokatëve të Kosovës ka reaguar dhe e ka menaxhuar këtë situatë si rezultat i vendimeve të KGJK-së.

“OAK padyshim se në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të saj ka nxitjen e një qasjeje sa më të plotë dhe të barabartë të përfaqësimit ligjor për të gjithë personat pa marrë parasysh kushtet ekonomike dhe sociale. OAK ka për mision të vendosë standarde të larta të profesionalizmit, kompetencës, besimit dhe sjelljes etike për avokatët në Kosovë. Për më tepër, Oda i konsideron synime të përhershme angazhimet për ruajtjen e pavarësisë së profesionit ligjor dhe pushtetit gjyqësor si themele të shoqërisë së lirë e demokratike. Në këtë drejtim, edhe Vendimi i OAK që në mënyrë të njëanshme dhe të bojkoton në mënyrë të përgjithshme dhe të pakufizuar të gjitha seancat gjyqësore, përfshirë rastet e paraburgimit, si dhe bojkotimin e përfaqësimit të rasteve në Polici dhe Prokurori, bie në kundërshtim me vlerat dhe parimet që i promovon ky institucion. Rrjedhimisht, përmes këtij vendimi, cenohen të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, rastet e cilëve nuk mund të procedohen pa përfaqësimin e mbrojtjes nga avokatët”, thuhet më tej.

Në këtë drejtim, IKD fton KGJK dhe OAK që të ndërmarrin veprime urgjente për të tejkaluar këtë gjendje në mënyrë që të vazhdojë në mënyrë të papenguar mbarëvajtja e punëve në procedimin e seancave gjyqësore, gjithë kjo në funksion të ofrimit të shërbimeve nga sistemi i drejtësisë për qytetarët.

IKD me këtë rast rekomandon që vendimi lidhur me rregullin dhe disiplinën në gjykatat e Kosovës, duhet të bëhet përmes aktit nënligjor respektivisht rregullores së miratuar në KGJK. Rregullorja duhet të jetë e bazuar në ligj, duke respektuar dhe promovuar standarde që rrisin besimin e publikut dhe integritetin në sistemin gjyqësor të Kosovës, por që në të njëjtën kohë i mbrojnë dhe i trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjitha palët në procedurë gjyqësore.

IKD po ashtu thekson se komunikimi në mes gjykatësve me prokurorë dhe avokatë duhet të jetë komunikim zyrtar, duke u bazuar ne legjislacionin në fuqi dhe praktikat e mira që promovojnë qasjen në drejtësi, dhe duke përjashtuar mundësitë e komunikimit ex parte në mes të gjykatësve me prokurorë apo gjykatësve me avokat mbrojtës apo palë të tjera.

“KGJK përmes legjislacionit sekondar të përcaktoj rregullat e qasjes në gjykata, ku përfshihen hyrjet dhe daljet, identifikimin dhe regjistrimin e të gjitha palëve dhe personave që kërkojnë shërbime në gjykata, përfshirë kontrollin dhe monitorimin e zbatimit në praktikë të kësaj rregullative ligjore. KGJK të krijoj mundësi për avokatët që të ushtrojnë profesionin e tyre në mënyrë të lirë dhe të pavarur në objektet e gjykatave, duke përfshirë inventarizimin e zyrave të avokatëve të përcaktuara  dhe lejuara nga KGJK, në Pallatin e Drejtësisë dhe sigurim të zyrave në të gjitha gjykatat e Kosovës”.

IKD po ashtu thekson se OAK duhet të tërheq urgjentisht vendimin për ndalimin e përfaqësimit të avokatëve në të gjitha rastet, duke lejuar përfaqësimin në rastet e natyrës urgjente, siç kërkohet me ligj dhe në komunikim dhe koordinim më KGJK-në të gjejnë një zgjidhje për të mundësuar zhvillimin e procedurave gjyqësore në pajtim me ligjin e aplikueshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori