LAJMI I FUNDIT:

IHMK paralajmëron sërish reshje shiu, thotë se situata mund të vështirësohet në zonat e përmbytura

IHMK paralajmëron sërish reshje shiu, thotë se situata mund të vështirësohet në zonat e përmbytura

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë datës 24 janar, pritet të ketë përsëri reshje shiu.

Sipas Institutit, reshjet mund të ketë fillimisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit ku parashikohet të jenë me intensiteti të ulët deri mesatarë, të cilat gradualisht do ta përfshinë pjesën më të madhe të vendit.


Duke e pasur parasysh situatën me përmbytje të deri tanishme, sidomos në Mitrovicë, Skenderaj, Klinë etj, kjo gjendje mund ta vështirësojë edhe më tutje situatën.

“Përmasimi i kushteve të përgjithshme hidrometeorologjike gjatë 2 ditëve të fundit, ka ndikuar pozitivisht në rënien graduale të niveleve dhe prurjeve të ujit, në rrjedhat lumore në tërë vendin dhe tërheqjen graduale të ujrave, sidomos të zonave të prekura nga përmbytjet.

Sipas parashikimeve dhe llogaritjeve të IHMK-së, (Sektorit të Hidrologjisë dhe Prognozave Hidrologjike), gjatë datës 24/01/2023, pritet të ketë përsëri reshje shiu, fillimisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit ku parashikohet të jenë me intensiteti të ulët deri mesatarë, të cilat gradualisht do ta përfshinë pjesën më të madhe të vendit.

Duke e pasur parasysh situatën me përmbytje të deri tanishme, sidomos në Mitrovicë, Skenderaj, Klinë etj, kjo gjendje mund ta vështirësoj edhe më tutje situatën, ngase rrjedhat ujore të këtyre zonave janë në kapacitetet e tyre maksimale, tokat sidomos ato në viset e rrafshëta janë të tejngopura me ujë dhe është limituar kapaciteti i tyre absorbues, gjegjësisht lagështia e tokës në shtresën sipërfaqësore”, thuhet në njoftim.

Të hënën nuk mbahet mësim në katër shkolla të Skenderajt
Lexo po ashtu Të hënën nuk mbahet mësim në katër shkolla të Skenderajt

Ndërkaq, Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka kërkuar të dielën, më 22 janar, nga Qeveria e Kosovës që të mundësojë një fond emergjent komunave.

Kjo kërkesë e AKK vjen pas vërshimeve që përfshin disa komuna të Kosovës gjatë kësaj jave, që shkaktuan dëme në ekonomitë familjare, bizneset, infrastrukturë rrugore e të tjera.

Nga vërshimet më të prekura janë komunat: Skenderaj, Mitrovicë e Jugut, Istog dhe Klinë.

“Vërshimet nuk janë problemi i vetëm, pasi gjatë vitit komunat ballafaqohen edhe me fatkeqësi tjera natyrore. Bordi i AKK-së kërkon që fondin emergjent ta menaxhojnë komunat për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të tyre”, thuhet në një njoftim për media të AKK-së.

Ndërkohë, në komunat e prekura nga vërshimet janë formuar komisione për evidentimin e dëmeve.

Dëme disa milionëshe në Skenderaj, Nura publikon pamje të reja nga vërshimet
Lexo po ashtu Dëme disa milionëshe në Skenderaj, Nura publikon pamje të reja nga vërshimet

Komuna e Skenderaj ka ofruar për qytetarët e prekur nga vërshimet produkte ushqimore dhe higjienike.

Sipas kryetarit të Skenderajt, Fadil Nura, dëmet nga vërshimet janë shumë të mëdha, andaj ai gjatë një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, më 22 janar, kërkoi përkrahjen nga niveli qendror për riparimin e dëmeve.

Përveç Skenderajt, Kurti vizitoi edhe Mitrovicën. Ai tha se institucionet po punojnë për të sanuar dëmet e shkaktuara, duke premtuar ndihmën e institucioneve.

Sipas njoftimit të Qeverisë, në Skenderaj janë dërguar cisterna me ujë të pijes, por edhe batanije dhe ka nisur edhe ofrimi i tri shujtave për 500 persona. Ndërkaq, në Mitrovicë të Jugut, rreth 100 persona janë zhvendosur nga shtëpitë dhe janë akomoduar në vende të ndryshme. Edhe në këtë komunë janë dërguar cisterna me ujë të pijes, teksa zjarrfikësit po vazhdojnë punën për hapjen e kanaleve anësore për qarkullimin e ujërave dhe rënien e nivelit të ujit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori