LAJMI I FUNDIT:

Igumeni Sava Janjiq kundërshton marrëveshjet sekrete, që çojnë në ndarjen e Kosovës (Video)

Igumeni Sava Janjiq kundërshton marrëveshjet sekrete, që çojnë në ndarjen e Kosovës (Video)

Përfaqësuesi i Manastirit të Deçanit, Igumeni Sava Janjiq thotë se Kosova e Serbia duhet të rifillojnë bisedimet që do të mundësonin zgjidhjen e problemeve dhe jo për ndarje e shkëmbim territoresh.

Ai tha se formula për të ardhmen nuk mund të gjendet duke ndarë popujt dhe territoret por përmes një procesi të mirëbesimit dhe pajtimit.


Kleriku serb, në një intervistë për Zërin e Amerikës, tha se përkeqësimi i marrëdhënieve ndëretnike është rrjedhojë e veprimeve të strukturave politike në të dyja anët.

“Atë çfarë e shoh si rrugëdalje, nuk është një zgjidhje e shpejtë. Të gjithë po kërkojnë një zgjidhje të shpejtë. Unë nuk e përkrah një konflikt të ngrirë. Konflikti i ngrirë nënkupton probleme serioze”, tha ai.

“Ajo që na duhet është të rifillojmë dialogun, një dialog transparent, që do të ishte i hapur dhe që do të përcaktojë të gjitha gjërat me të cilat duhet të merremi”, tha kleriku serb, përcjell Telegrafi.

Igumeni Janjiq ka thënë se përkrah një dialog, i cili do të duhej kishte vija të kuqe.

“Vijat e kuqe janë: jo ndarje të territoreve dhe jo krijimit të territoreve etnikisht të pastra”, tha ai.

Kleriku ortodoks në Manastirin e Deçanit tha se në dialog të hapur duhet të përfshihen të gjithë, shoqëria civile e mediat, e jo të arrihen marrëveshje sekrete.

“Formula për të ardhmen nuk mund të gjendet duke ndarë popuj… Nëse ne krijojmë fatkeqësisht  territore etnikisht të pastra, qoftë përmes shkëmbimit të territoreve… Kjo nuk është e mirë as për Kosovën dhe për askënd në Ballkan”, tha ai, duke potencuar se gjithmonë pretendon te jetë i arsyeshëm në deklarata. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori